Liverpooli fitoi ndaj Burnleyt me rezultat 4-2 në Ligën Premier, ndërsa në këtë ndeshje Xherdan Shaqiri nuk luajti.

Edhe pse shqiptari qëndroi në bankën rezervë, të gjithë po flasin për 27-vjeçarit.


Teksa lojtarët po bënin përgatitjet e fundit para ndeshjes, Xherdani arriti t'ia fus topin dy herë radhazi në mes të këmbëve Dejan Lovrenit dhe kështu të gjithë filluan të tallen me mbrojtësin kroat.

Shaqiri (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Pasi të gjithë ishin të gëzuar nga fitorja, i gjithë momenti i lartpërmendur është shpërndarë shumë nga tifozët në rrjetet sociale.

Golat për Reds i shënuan Roberto Firmino (19', 67') dhe Sadio Mane (29', 90+3').

Shaqiri këtë sezon në Ligën Premier është paraqitur në 21 ndeshje, dhjetë nga ato i ka filluar nga banka rezervë, ndërsa ka arritur të shënojë gjashtë gola dhe të dhurojë dy asistime.

Ndërsa në anën tjetër Lovren është paraqitur në nëntë ndeshje (të gjitha i ka luajtur si titullar) dhe ka gjetur rrugën drejt golit një herë. /Telegrafi/

telegrafi sport app