David Raya bëri intervenime mahnitëse për t’i mohuar Ollie Watkins golin.

Arsenali bëri një paraqitje masive me një fitore 2-0 jashtë fushe kundër Aston Villas të shtunën në mbrëmje.


Topçinjtë u hakmorën ndaj Villas për humbjet në sezonin e kaluar – duke realizuar dy herë përmes Leandro Trossard dhe Thomas Partey.

Por trajneri Mikel Arteta pranoi se pritjet "magjike" të portierit Raya nga goditja me kokë e Watkins "ndryshoi të gjithë ndeshjen".

Portieri 28-vjeçar, fillimisht kishte mbetur i shtrirë pasi gjuajtja e devijuar e Amadou Onana kaloi mbi të dhe për fat goditi traversën.

Topi u kthye drejt Watkins që mendoi se po shënonte, duke goditur me kokë në portën e zbraztë.

Por, portieri i Arsenalit ishte në një farë mënyre në gjendje të ngrinte dorën dhe të bënte një pritje të jashtëzakonshme duke e larguar rrezikun nga porta e tij.

Dhe lojtari i ndeshjes, Raya deklaroi: “Është një nga ato ku nuk e dini se si e keni bërë. Është një intervenim fantastik”.

Raya largoi disi me thua goditjen me kokë të Watkins

“Isha në tokë dhe pashë topin që po shkonte te Ollie, kështu që u përpoqa të ngrihesha sa më shpejt që të ishte e mundur”.

“Është e ëmbël të thuash se e gjithë puna e vështirë ka dhënë rezultat. Është një moment vendimtar. Ata patën shanset e tyre dhe unë isha aty për të shpëtuar goditjen me kokë të Ollie”, ka shtuar më tej spanjolli. /Telegrafi/

telegrafi sport app