Tatuazhet e Conor McGregor, ku ndodhen dhe çfarë kuptimi kanë

Fama e Conor McGregor kalon kufijtë e botës së arteve të përziera marciale. Për këtë arsye, njerëzit janë të interesuar për detaje të shumta nga jeta dhe karriera e tij.
Një veçori e yllit irlandez janë edhe tatuazhet e shumta që i ka të vizatuara në trupin e tij. Me poshtë jua sjellim kuptimet e tatuazheve të 31-vjeçarit.
Gjoksi

Në gjoksin e tij, McGregor ka të vizatuar një gorillë që mban një kurorë dhe duke ngrënë një zemër. “Logoja e palestrës sime është gorilla. Nuk është ajo gorilla specifike, por është një gorillë. Prandaj doja diçka që të më lidhte me atë pjesë. Ndihem sikur jam mbreti gorilla, prandaj e kam marrë kurorën dhe e kam bërë të hajë një zemër. Më dukej në rregull”, ka shpjeguar Conor.
Barku

Irlandezi ka imazhin e një tigri në barkun e tij. Në të kaluarën, ai e ka përshkruar tigrin si një kafshë të guximshme. Njëherësh, ai e ka të shkruar edhe emrin e tij me shkronja të mëdha ‘MCGREGOR’ mbi tatuazhin e tigrit dhe nofkën ‘NOTORIOUS’ nën të.
Parakrahu

Në parakrahun e majtë, ylli i UFC-së ka një tufë trëndafili me një thikë në mes. Po ashtu, ndodhet edhe një orë xhepi që tregon orën ‘3.35pm’, por nuk dihet nëse simbolizon diçka. Përmbi tatuazhin e trëndafilit janë fjalët “slow is smooth, smooth is fast” (e ngadalta është e butë, e buta është e shpejtë), që është një moto e përdorur shpesh nga njësitë speciale ushtarake. Në pjesën e pasme të parakrahut të Conor ndodhet tatuazhi i një zotërie që mban një kapelë.
Qafa dhe shpina

McGregor ka tatuazhin e një kryqi me krahë në qafën e tij. Megjithatë, ylli nga Dublini nuk është person religjioz. Ai po ashtu ka një spirale me gjemba në shpinën e tij që lidhen në tatuazhin e kryqit.
Këmba

31-vjeçar ka një shkrim arabik në pjesën e pasme të këmbës së majtë që shkon drejt thembrës. Por, ai nuk e ka idenë se çfarë kuptimi ka. Conor ka thënë se e kishte bërë këtë tatuazh i dehur dhe nuk e di se çfarë simbolizon. “Ka qenë i pari, kur kam qenë i dehur... E kam bërë në Ayia Napa (Qipro) për 20 euro. Mund të ketë çfarëdo kuptimi”, ka shpjeguar McGregor.
/Telegrafi/




























































