Shumë njerëz e mbështesin bikarbonatin e natriumit, ose sodën, si një trajtim të efektshëm për problemet e aparatit tretës , përfshirë këtu dhe mykun kërpudhor “Candida”!

Njerëzit mendojnë se bikarbonati i natriumit, i cili është mjaft alkalin, do ta ndalojë mykun në njëfarë mënyre, sepse besojnë që ai lulëzon në një mjedis acid.


Pothuajse çdo hallkë e këtij zinxhiri është e gabuar, përveç faktit që shumë viruse e pëlqejnë aciditetin. Megjithatë, myku kandida shumë rrallë mund të jetë shkaktar i problemeve në aparatin tretës.

Toksikimi nga metalet e rënda favorizon infeksionet, përfshirë infeksionin nga myku “Candida”, por bëhet fjalë për një efekt sekondar, pa rrezik.

Në fakt, maksimumi që mund të shkaktojë mbipopullimi i mykut kërpudhor “Candida” është irritimi i një pjese të zorrës dhe/ose formimi i mukozave, që e bëjnë të vështirë përthithjen e ushqimeve.

Gjithsesi, bikarbonati i natriumit nuk është efikas ndaj mykut kërpudhor “Candida” dhe as ndaj aparatit tretës. Përkundrazi, është abraziv dhe vetëm prish ekuilibrin.

640 0 5df8f9d392645

Nëse merrni doza të mëdha të bikarbonatit të natriumit, mund të shfaqen problemet e mëposhtme:

▪ spazma gastrike: shtrëngim i traktit intestinal dhe zorrës së trashë;

▪ kriza homeostatike: organizmi lufton të rivendosë ekuilibrin pas sasisë së madhe alkaline;

▪ kriza toksike: në doza të vogla, bikarbonati i natriumit është i sigurt, por nëse kjo dozë tejkalohet, ai bëhet irritues për stomakun dhe traktin intestinal. Në disa raste, shkakton diarre, të vjella, fryrje dhe/ose shqetësime të tjera;

▪ përkeqësim i infeksioneve bakteriale dhe kërpudhore: sepse bikarbonati i natriumit pengon bakteret e mira dhe dobëson sistemin imunitar;

▪ përkeqësim i problemeve me tretjen: duke dëmtuar funksionin e prodhimit të acidit klorhidrik, bikarbonati i natriumit kontribuon në përshkueshmërinë intestinale. Gjithashtu, pengon përthithjen e ushqimeve nga zorra. /Telegrafi/

stomach pain  71487150996