LAJMI I FUNDIT:

Të Gjelbrit e Evropës: Bllokimi i bisedimeve me Maqedoninë e Veriut do të ishte gabim historik

Të Gjelbrit e Evropës: Bllokimi i bisedimeve me Maqedoninë e Veriut do të ishte gabim historik

Me rastin e vizitës së Presidentit Stevo Pendarovski në Bruksel, partia e Gjelbërve Evropian u kërkon vendeve anëtare të BE-së të hapin me urgjencë negociatat me Maqedoninë e Veriut, raporton korrespondenti i AIM-s.

“Ne, Të Gjelbrit e Evropës, u bëjmë thirrje urgjente vendeve të BE-së për të ndihmuar në hapjen e proceseve të pranimit me Maqedoninë së Veriut. Bllokimi i këtij vendimi të rëndësishëm tani do të nënkuptonte një gabim të përmasave historike, do të kishte pasoja jashtëzakonisht negative për sigurinë evropiane, për stabilitetin e Ballkanit dhe për besueshmërinë e BE-së në skenën ndërkombëtare. Kjo do të ishte një tradhti e tmerrshme për popullin e Maqedonisë së Veriut”, tha Reinhard Boutioufer nga të Gjelbrit Evropian.

Të Gjelbrit theksojnë se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka treguar besim në demokracinë evropiane dhe besimin në politikën e dyerve të hapura të BE-së, nëpërmjet përfundimit të një marrëveshjes me Greqinë, e konfirmuar nga qytetarët në referendum.


“Është e qartë se kësaj radhe nuk do të kalojë menjëherë, do të duhet kohë dhe përpjekje dhe pa zbatimin e plotë të kritereve të Kopenhagës, anëtarësimi do të jetë i pamundur, por Maqedonia e Veriut ka zgjedhur, nëpërmjet veprave të saj, të drejtën për të bërë progres drejt përfshirjes së plotë në familjen kombeve evropiane”, vlerësojnë nga të Gjelbrit Evropian.

Të Gjelbrit u bëjnë thirrje qeverive të vendeve anëtare të BE-së që të tregojnë “të paktën gjysmën e guximit të treguar nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut” dhe të japin dritën e gjelbër për negociatat me BE-në./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Kalo në kategori