Në Evropë kemi thënë se gjejmë gjithnjë një përzgjedhje të madhe për veshmbathje nga brende të ndryshme, e më ndryshe nuk do të jetë, së shpejti as në vendin tonë.
Me datë 18.04.2019 bëhet hapja e sallonit më të madh të këpucëve me 1,100m2 në Gorenje Department Store në Ferizaj!
Për 4 ditë -40% ZBRITJE në të GJITHË ARTIKUJT nga 18.04.2019 deri 21.04.2019
LASOCKI – REEBOK – ADIDAS – CONVERSE – PUMA – SPRANDI – QUAZI
Një prej kompanive më të mëdha në Evropën Qendrore është e specializuar në tregtinë e shitjes së këpucëve dhe një nga prodhuesit më të mëdhenj të këpucëve në Evropë po fillon të veprojë edhe në vendin tonë.
CCC është prezent në 22 shtete me anë të rrjetit të dyqaneve që numëron afro 1 mijë dyqane në Poloni, Sllovaki, Hungari, Republikën Çeke, Austri, Slloveni, Gjermani e shumë shtete të ndryshme si dhe në Zvicër nën brendet si Vogele Shoes, Bingo dhe Max.
Shumë shpejt CCC do të jetë prezent edhe në vendin tonë, ku produkti kryesor pa dyshim se janë këpucët.
Ata që do të vizitojnë dyqanet e CCC kanë zgjedhje të gjerë të produkteve për të gjitha rastet, nga ato të përditshmërisë e deri te këpucët elegante për fëmijët, femrat e meshkujt.
Gjatë vitit CCC ka shitur në gjithë Evropën afër 50 milionë palë këpucë, e tani mund të gjinden deri në 6 mijë modele të këpucëve që ofrohen çdo vit. Muaji prill do të jetë i veçantë për ata që janë merakli të veshmbathjeve, pasi CCC po bën hapjen e dyqanit të parë në Gorenje Department Store në Ferizaj.
Me një hapësirë prej 1100 metra katror, dhe një gamë të jashtëzakonshme të produkteve sportive, elegante dhe të përditshme për tërë familjen.
Brendi CCC përfshin këpucë të brendeve shumë të preferuara si Reebock, Adidas, Converse, Puma, Quazi, Sprandi dhe Lasocki, të cilat do të vijnë me kualitetin evropian në vendin tonë.
Të gjitha këto, me çmime që bëjnë çudira e që në CCC do ta gjejë veten secili.
Artikull i sponsorizuar