Të eliminuar në fazën e grupeve në Rio - Faze rikthehet në mënyrë sensacionale
Ish-ekipi më i mirë në botë FaZe është kthyer me fitore dominuese pas eliminimit të tyre të hershëm në Majorin në Rio.
FaZe e ka nisur mirë në turneun Blast Premier Fall Final në Kopenhagë, duke mposhtur bindshëm ekipin OG në ndeshjen e parë.
Këtë ndeshje ata e fituan me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa, 16-3 në ‘Ancient’ dhe 16-6 në ‘Mirage’.
Të gjithë lojtarët e FaZe patën paraqitje të mirë në ndeshjen ndaj OG, më i dalluari ishte Russel 'Twistzz' Van Dulken me 41 eliminime dhe vlerësimin nga HLTV 1.59.
Kjo paraqitje e mirë e FaZe vjen pas eliminim të hershëm në turneun IEM Rio Major, ku u mposhtën nga ekipi shqiptar Bad News Eagles.
Tani me këtë fitore ndaj OG, FaZe kanë kaluar në ‘Upper Bracket Final’ të grupit A. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























