LAJMI I FUNDIT:

Të dielën mot me borë e shi, nga e hëna mot me diell

Të dielën mot me borë e shi, nga e hëna mot me diell
Foto: Arkiv

Fundjava me mot më të ftohtë, reshje shiu dhe bore. Javën e ardhshme mot me diell, në mëngjes ngrica e gjatë ditës temperaturat në rritje.

13.03.2020 – Një front i ftohtë që po zbret nga veriu i kontinentit mbi rajon, ditëve të fundjavës do të sjell mot më të ftohtë me të reshura shiu gjatë ditës së shtunë, e ditën e diel shiu pritet të shndërrohet edhe në borë.

Nga dita e hënë fusha anticiklonike nga Skandinavia shtrihen në lindje të rajonit, të cilat kushtëzojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell. Mirëpo masat e ftohta ajrore që do të depërtojnë në rajon, orëve të mëngjesit do të krijohen kushte për ngrica, e gjatë ditës temperaturat gradualisht do të shënojnë rritje përreth vlerave mesatare.


Për shkak të qarkullimit të mjaftueshëm ajror në fundjavë cilësia e ajrit do të shënojë përmirësim dhe do të luhatet në vlera të mira dhe mesatare.

14.03 – Më ftohtë, kryesisht me vransira. Në mbrëmje priten reshje shiu, që gjatë natës mund të përzien edhe me borë. Në vise kodrinoro-malore borë.

15.03 – Kryesisht vranët dhe ftohtë. Kohëpaskohe me rehsje të dobëta shiu. Në mbrëmje reshjet e shiut do të shndërrohen në borë.

16.03 – Në mëngjes ngrica, vransirat do të shpërndahen. Ditën kryesisht me diell.

17.03-18.03 – Kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica, ditën më butë.

Temperaturat minimale do të do të zbresin nga 5C deri në -1C, në fillim të javës së ardhshme. Maksimalet në fundjavë do të zbresin deri në 6C, nga e hëna me rritje graduale në 9C deri 13C.

Era do të fryejë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 4-11m/s.

Shtypja atmosferike do të pësojë rënie, e nga dita e hënë do të shënojë rritje të theksuar mbi vlera normale.

Në trend Lajme

Më shumë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Lajme
Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Lajme
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Shëndetësi
Kalo në kategori