LAJMI I FUNDIT:

BE do të dërgojë mbi 600,000 doza vaksinash në Ballkanin Perëndimor

BE do të dërgojë mbi 600,000 doza vaksinash në Ballkanin Perëndimor

Bashkimi Evropian (BE) po angazhohet në mënyrë intensive që të mundësojë dërgimin e vaksinave kundër COVID-19 në Ballkanin Perëndimor, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë, burime në selinë e institucioneve të BE-së në Bruksel.

Sipas këtyre burimeve, bëhet fjalë për rreth 651 mijë doza të vaksinave Pfizer/BionTech, të cilat do të shpërndahen në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Qëllimi i dërgesës së këtyre vaksinave është imunizimi i profesionistëve shëndetësorë dhe grupeve tjera me përparësi.


Këto janë vaksina do të vijnë direkt nga BE-ja, dhe janë të pavarura nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

BE-ja është duke punuar për të arritur të ashtuquajturën marrëveshje trepalëshe, e cila do të përfshijë vendet e Ballkanit Perëndimor, kompaninë Pfizer dhe vetë BE-në.

Sipas këtyre burimeve, Austria do të jetë vendi që do të ndihmojë në anën administrative të shpërndarjes së vaksinave.

Në dhjetor të vitit 2020, Komisioni Evropian ndau 70 milionë euro për furnizimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, zhvilloi të premten një bisedë me ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor përmes video-lidhjes. Ai tha se në këtë bisedë u diskutuan edhe veprimet e fundit për të siguruar shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë

"Luftë" brenda Kontinentit të Vjetër - liderët evropianë po garojnë kush do të jetë 'zëri' i Trumpit

Evropa
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Botë
Piloti që uli me sukses një aeroplan në lumin Hudson, flet për aksidentin tragjik në Uashington

Piloti që uli me sukses një aeroplan në lumin Hudson, flet për aksidentin tragjik në Uashington

Amerika
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Evropa
Kalo në kategori