Çokollata është një nga mëkatet e ëmbla së cilës vështirë se mund t'i rezistojmë.
Çokollata është gjithnjë e më e pranishme në preparatet e kozmetikës për fytyrë dhe trup, ndërsa çokollata e zezë shpesh rekomandohet edhe në menutë e ndryshme.
Çokollatën e bën shëruese antioksidanti flavanol, i cili ia jep shijen e hidhët. Prandaj, nëse ju pëlqen “terapia e çokollatës” zgjidhni një çokollatë sa më të zezë. Përveçse është një antidepresant i shkëlqyer, çokollata ka efekte të shumta të dobishme dhe përdoret në kozmetikë dhe kujdesin e flokëve dhe trupit.
Gjalpi i kakaos është i shkëlqyer për lëkurë të thatë dhe lëkurë dhe flokë të plasaritur, dhe është gjithashtu i shkëlqyer për kujdesin e lëkurës para ose pas rrezitjes. Çokollata ndikon në lëkurë si stimuluese dhe rigjeneruese, prandaj trajtimet me çokollatë janë antioksidantë të shkëlqyer.
Shumë sallone të bukurisë ofrojnë një shumëllojshmëri të trajtimeve me çokollatë, kështu që mund të kënaqeni me maskat për fytyrë dhe trup, si dhe me masazhe dhe trajtime të tjera. Lëkura pas trajtimit është shumë e lëmuar, e mëndafshtë dhe e butë. Një trajtim interesant është se me nuhatjen e çokollatës rregulloni disponimin tuaj të çastit.
Trajtimet anticelulite me çokollatë janë gjithashtu shumë të popullarizuara në sallonet e bukurisë. Përbërësit e çokollatës, si kafeina, teobromini dhe triptofani, kanë një efekt të jashtëzakonshëm tonifikues, lipolitik dhe drenazhues.
Çokollata rekomandohet për dhimbje koke, si maskë e flokëve, si një ilaç për zemër të shëndetshme dhe me sukses zgjidh problemet e sindromës premenstruale. Gjithashtu nuk duhet të harrojmë se çokollata është në çdo listë të afrodiziakëve. Ajo krijon një ndjenjë të kënaqësisë, përmirëson disponimin dhe nxitë epshin.
Sidoqoftë, shijimin e kremës dhe ëmbëlsirës nga çokollata më mirë anashkaloni nëse doni ta ruani trupin vital. Qëndroni me kozmetikën me bazë të çokollatës, llastojeni veten me masazh të çokollatës dhe hani çokollata. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin
Si fillon lindja: Janë dy mënyra që mund t’ju tregojnë që lindja ka filluar
Mosfunksionimet më të paharrueshme të gardërobës së të famshmëve të të gjitha kohërave
Depresioni, vuajtja e heshtur e grave pas lindjes
Pse gërhasin shtatzënat?
Sekreti i syve ngjyrë vjollce të aktores së famshme Elizabeth Taylor
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?