LAJMI I FUNDIT:

‘Të armatosur dhe të rrezikshëm’: Sulmuesit e Vjenës janë të lirë, thotë ministri austriak

‘Të armatosur dhe të rrezikshëm’: Sulmuesit e Vjenës janë të lirë, thotë ministri austriak

Disa autorë të dyshuar të asaj që qeveria austriake po e quan një sulm terrorist në Vjenë janë të lirë dhe një ndjekje është duke u zhvilluar.

Kështu siç shkruan Reuters, përcjell Telegrafi, tha të hënën ministri i Brendshëm, Karl Nehammer, duke i quajtur sulmuesit “shumë të armatosur dhe të rrezikshëm”.

“Ne kemi sjellur disa njësi të forcave speciale së bashku që tani po kërkojnë për terroristët e supozuar. Prandaj nuk po e kufizoj në një zonë të Vjenës sepse këta janë autorë të lëvizshëm”, citohet të ketë thënë Nehammer për ORF.


Nehammer ka kërkuar që publiku të qëndrojë brenda derisa gjithçka të jetë e qetë.

Ndryshe, gjatë orëve të mbrëmjes është raportuar për një sulm me armë afër një sinagoge në Vjenë të Austrisë.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe kancelari Sebastian Kurz, i cili ka thënë se vendi i tij është duke përjetuar orë të vështira. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Astronomët zbulojnë

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Botë
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Kalo në kategori