Reperja nga Prizreni, Tayna, ka qenë prej kohësh duke punuar në një projekt të ri muzikor.

Artistja, e cila numëron fansa të shumtë në rrjete sociale, së fundmi njoftoi se nesër (e enjte) pritet të lansojë këngën e re.


Lajmi u bë i ditur nga menaxheri i artistes, Rinor Hykolli, i cili ndau një postim në InstaStory.

Screenshot 2 51 Foto: Instagram

Në bazë të asaj që thuhet, kënga u realizua nën producimin e Cricket dhe se nesër plasohet në treg në orën 20:00.

Ndërkohë që nuk është zbuluar më shumë rreth kësaj, por që mezi po pritet edhe nga admiruesit e muzikës së 24 vjeçares.

"E enjte 20:00", ka shkruar ai.

Screenshot 4 37 Foto: Instagram

“Qe qe” e fundit nga Tayna deri më tani ka kaluar shifrën e 19 milionë klikimeve në YouTube. /Telegrafi/