Tayna: Kjo grua më është bërë inspirim, kur të rritem dua të bëhem si Moza

Poetja Mimoza Ahmeti është bërë pjesë e spektaklit Ferma VIP, i cili ka nisur së fundmi dhe ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.
Së fundmi, ajo është parë duke kënduar këngën “Si ai” të artistes Tayna, moment që nuk ka kaluar pa u vënë re nga vetë këngëtarja.
Tayna ka reaguar përmes një postimi në InstaStory, ku ka shpërndarë videon dhe ka shprehur vlerësimin e saj për Ahmetin.

“Kjo grua m’u ka bo inspirim. Kur t’rritna, mundësisht du m’u bo si Moza. E duuuu”, ka shkruar ajo.
Dhe jo vetëm për artisten e famshme nga Prizreni.
Moza tashmë është bërë virale edhe në rrjete sociale, duke u komentuar për çdo gafë që po bën brenda.
Ajo për pak ditë u shpall edhe e preferuara e publikut në spektaklin e lartpërmendur. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 hour ago
Top Lajme
BBVA
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






























































