Asgjë më mirë se gjella e zier në shtëpi.

Kënaquni me këtë shije fenomenale! - transmeton Telegrafi.


Përbërësit:- 1 kavanoz bizele- 1 karotë e vogël,- 1 qepë e vogël,- 7 lugë vaj,- 1-2 lugë të vogla miell,- pak trumzë,- pak kripë.

Tavë me bizele

Përgatitja:

Nxehni vajin dhe fërgoni qepën e grirë bashkë me karotën.

Sapo të zbuten, qitni bizelen, shtoni kripën dhe një filxhan ujë dhe lëreni të vlojë në temperaturë të ulët së paku 16 minuta, duke i shtuar erëza.

Treteni miellin në pak ujë dhe qiteni me vrushkull të lehtë duke e përzier vazhdimisht.

Nëse dëshironi të jetë gjella më e dendur, shtoni edhe pak miell, por kini parasysh që do të dendësohet kur të ftohet.

Kur të shtoni miellin, le të vlojë ngadalë edhe 10 minuta. /Telegrafi/