LAJMI I FUNDIT:

Taulant Xhaka mbron Granitin: E turpshme që tifozët e vërshëllyen, gati të rinovoj me Baselin

Taulant Xhaka mbron Granitin: E turpshme që tifozët e vërshëllyen, gati të rinovoj me Baselin

Taulant Xhaka i del në mbrojtje vëllait të tij, Granit Xhaka, në një intervistë për zvicëranen “Blick”, ku ka folur për shumë tema.

Mesfushori i Baselit dhe i Kombëtares Shqiptare, u peyt edhe për Edon Zhegrovë, talentin e Kosovës, që nuk po luan rregullisht te Baseli.

Thuhej që Graniti do të largohej nga Arsenali në dimër, pas rrëmujës me tifozët. Si i përjetuat tërë ato gjëra?


As që e vura re në fillim. Dikush më dërgoi videon e acarimit të vëllait, gjatë zëvendësimit, dhe mendova se ishte dëmtuar. Ishte e turpshme, sepse nuk mund t’i vërshëllesh lojtarët e tu, edhe nëse ata kanë pasur një ditë të keqe.

Por edhe Graniti i ka provokuar tifozët…

Kjo që thoni nuk është e saktë. Në një moment kontestimi si ai, gjithkujt i shfaqen emocionet dhe nuk mendoni për to. Ai kërkoi falje. Kam folur me të shumë herë gjatë kësaj kohe. Nuk ishte e lehtë, u gjend nën një presion tepër të madh e të padrejtë.

Çfarë i këshilluat?

Unë i thashë të përmbahet, sepse gjithmonë do të ketë tifozë që të vërshëllejnë. Ky është futbolli.

A janë pritshmëritë karshi Granitit në Londër shumë të larta?

Duhet të ketë diçka, që lidhet me faktin e të qenit kapiten. Graniti e thotë menjëherë atë që mendon. I thashë që duhej t’i kuptonte tifozët, sepse, në fund të fundit, rezultatet e Arsenalit nuk janë të mira.

Unai Emery, që tashmë u shkarkua nga Arsenal, a e la Granitin të pambrojtur në atë moment?

Ju nuk mund të fajësoni gjithmonë trajnerin. Në fund të fundit, duhet të performoni vetë në fushë. Granit është një lojtar që jep gjithmonë gjithçka, pavarësisht se ku luan. Edhe me Gladbach nuk e kishte të lehtë në fillim, pastaj u bë një nga mesfushorët më të mirë në Bundesligë.

Asnjëherë nuk keni luajtur jashtë vendit…

Do të bëhem baba për tre muaj, kështu që është e qartë për mua që nuk dua të ndryshoj më mjedis e klub. Unë ende kam një kontratë 2-vjeçare me Baselin, por nëse klubi dëshiron të rinovojë përsëri me mua, do të nënshkruaj menjëherë.

Sa e rëndësishme do të ishte t’i bëje pushimet si kampion dimëror?

Kjo nuk ka rëndësi. E rëndësishme është që ne ishim në gjendje ta ngushtonim hendekun ndaj Young Boys në duelin direkt. Ishte diçka e mirë për të gjithë futbollin zviceran.

Edon Zhegrova është një lojtar, që deri më tani nuk ka luajtur rregullisht…

Edoni luftoi në fillim për të ndarë argëtimin me seriozitetin. Sidoqoftë, na ndihmon shumë me driblimin e tij, me cilësitë që ka. Ai e di se ende mund të përmirësohet, veçanërisht në fazën mbrojtëse. Nuk kemi pse të flasim në mënyrë agresive për klasin e tij. Nëse e ka topin në këmbë, diçka ndodh.

Ku do t’i kaloni Krishtlindjet?

Ne do të fluturojmë për në Dubai, sepse atje është ngrohtë. Pastaj, për katër ditë do të shkojmë te Graniti, në Londër.

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori