Dy vite më parë Shqipëria kishte udhëtuar për në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, për të zhvilluar ndeshjen kundër kombëtares së këtij vendi.

Tashmë të gjithë e mbajmë mend se çfarë kishte ndodhur në atë natë.


Ndeshja ishte ndërprerë, pasi në fushë u fut një flamur gjigant i Shqipërisë etnike, ndërsa ishte shkaktuar kaos i madh në fushë, pasi lojtarët tanë e mbrojtën me çdo kusht atë.

Në atë kohë sigurimi ishte i dobët dhe shumë tifozë ishin futur në fushë, për t’i sulmuar lojtarët tanë që shpëtuan për mrekulli.

Atë natë të tmerrshme e kujton mesfushori shqiptar Taulant Xhaka, i cili ishte i pari që e kishe kapur flamurin nga dora e futbollistëve serb.

“100 zogj të pulave kundër 1 LUANI”, ka shkuar Xhaka në facebook duke ia bashkangjitur edhe një fotografi.

Ndeshja isht fituar në CAS me rezultat 3-0 dhe Shqipëria kishte luajtur në Kampionat Evropian. /Telegrafi/

telegrafi sport app