Qyteti i Shkupit filloi me procedurën e pagesës së detyruar të tatimit të papaguar të pronës për vitin 2021, për shkak të asaj që numër i madh i tatimpaguesve edhe krahas thirrjes publike nuk i kanë shlyer detyrimet e tyre, njoftuan nga qytetit.

Nga Qyteti përkujtojnë se thirrje publike për shlyerjen e borxheve të mbetura në bazë të tatimit të pronës, tatimit të qarkullimit, trashëgimisë dhe dhuratave, si dhe tatim komunal ishte publikuar më 9 dhjetor të vitit 2025.
Sipas të dhënave deri më 23 janar të vitit 2026, gjithsej 830 tatimpagues i paguan detyrimet e mbetura në vlerë prej 20.107.103 denarë.


Në kuadër të procedurës së filluar për pagesë të detyruar është konfirmuar se 37.655 persona fizikë dhe 1.926 persona juridikë nuk i kanë shlyer borxhet për tatimin e pronës për vitin 2021. Vlera e përgjithshme e detyrimeve të papaguara është 148.466.661 denarë.

Nga Qyteti i Shkupit informojnë se për16.372 tatimpagues tashmë janë përgatitur dhe dorëzuar vendime për ndalesë të mjeteve deri te bankat afariste, ndërsa 23.209 vendimet e tjera do tu dorëzohen deri në fund të javës së ardhshme.

Qyteti i Shkupit ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve dhe peronave juridikë të cilët ende kanë detyrimeve të papaguara në bazë të tatimit të pronës dhe taksave komunale t’i shlyejnë në afatin më të shkurt të mundshëm, sepse procedura për pagesë të detyruar do të vazhdojë ndaj të gjithë borxhlinjve.

Qytetarët mund të kontrollojnë gjendjen e tyre tatimore përmes portalit elektronik të Qytetit të Shkupit në adresën: https://danoci.skopje.gov.mk/gskopje/root/public/l..., ku është mundësuar edhe pagesa elektronike.

Nga Qyteti i Shkupit i falënderojnë të gjithë ata të cilët me kohë i shlyejnë detyrimet e tyre dhe në atë mënyrë kontribuojnë për shërbime më të mira dhe zhvillim të qytetit, duke shtuar se do të vazhdojnë të punojnë në mënyrë transparente dhe llogaridhënëse në interes të qytetarëve.