Tare: Vetëm ne besuam te Klose

33-vjeçari iu bashkua klubit italian gjatë verës që lamë pas, pasi i kishte skaduar kontrata me Bayern Munichun, ndërsa deri më tani në 17 paraqitje me fanellën e Lazios në të gjitha garat ka shënuar 10 gola.
“Ne tashmë ia kemi vënë nofkën ‘perandori Klose’. Ai ka një mentalitetet vetëm për fitore”.
“Presidenti ma besoi mua që t’i shkoja kësaj pune deri në fund. Nuk ishte lehtë, sepse Klose ka një moshë të caktuar dhe vitin e kaluar nuk kishte luajtur rregullisht për Bayernin”.
“Po, ndjehem pak krenar, sepse ne ishim të vetmit që besonim në potencialin e Miros”, ka thënë ish-sulmuesi shqiptar për Tuttosport. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
13/12/2011
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































