Tare mund të largohet nga Lazio, përfundon në listën e skuadrës së madhe gjermane
![Tare mund të largohet nga Lazio, përfundon në listën e skuadrës së madhe gjermane](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/02/1000099551-780x439.jpg)
Igli Tare mund të largohet nga Lazio për një aventurë të re në një tjetër shtet dhe kampionat.
Shqiptari ka qenë shumë i suksesshëm si drejtor sportiv te Lazio prej vitesh, ku shpesh herë ka fituar edhe çmime në Itali për punën fantastike që ka bërë me klubin kryeqytetas.
Por shtatlarti vlonjat mund të largohet nga Lazio për një aventurë të re, pasi ai pëlqehet shumë nga skuadra të ndryshme si në Itali ashtu edhe në kampionatet tjera.
Sipas asaj që ka raportuar mediumi italian ‘TuttoMercatoWeb’, drejtuesi i skuadrës kryeqytetase është shënjestruar nga skuadra e Bundesligës, RB Leipzig.
Tare është një profil shumë i vlerësuar nga drejtuesit më të lartë të klubit gjerman që po e duan atë në rolin e drejtorit sportiv.
Puna e kryer në Itali me Lazion për ish-lojtarin e Kombëtares shqiptare nuk ka kaluar pa u vërejtur.
Emri i drejtuesit shqiptar është rrethuar me të kuqe për drejtuesit më të lartë të RB Leipzig, të cilët ende nuk ka pasur ndonjë kontakt, por është një skenar i mundshëm për t’u konkretizuar në muajt e ardhshëm.
Filozofia e klubit gjerman është të blejnë lojtarë të ri e të talentuar dhe pastaj t’i shesin për shifra shumë herë më të larta.
Dhe thuajse askush si Tare nuk ka bërë më mirë në këtë aspekt, pasi shqiptari ka zbuluar disa lojtarë që i ka transferuar me çmim të lirë te Lazio, por pastaj klubi i ka shitur me çmim shumë më të lartë.
Gjithsesi kjo mbetet një hipotezë, por që shumë lehtë mund të bëhet realitet dhe Tare të vazhdoj karrierën si drejtor sportiv në Bundesliga te Leipzig. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/uefa--380x233.jpg)
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë
![Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-18-233044-380x233.png)
Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve
![Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/GkGlD9iX0AAmA17-380x233.jpg)
Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes
![Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/uefa--780x439.jpg)
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/theo-hernandez-1.jpg)
"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq
![Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-18-202832-780x439.png)
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos
![Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-18-200144-780x439.png)
Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin
![Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bayern-1-780x439.jpg)
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve
![Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/sergio-ramos-1-780x439.jpg)
Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-780x439.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-83a3cb58-fcd8-4dce-8dbd-34da9d7318bf-780x439.jpeg)
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/JEZUUU8-e1739916262598-780x439.jpg)
"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA
![Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/PDK-dhe-Mediat-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439.jpg)
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së
![Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/03/Ismet-Kryeziu-780x439.jpg)
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame