Në Aleancën për Shqiptarët do të fillojë debati i brendshëm për konsolidimin e strukturave dhe kandidatët e mundshëm për kryetar të ri të partisë.

Në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat, ushtruesi i detyrës kryetar i ASH-së Arben Taravari tha se do të shikojë nëse ka mbështetjen e strukturave për tu kandiduar si kryetar.


Taravari tha se do ta merr mendimin e secilit anëtarë dhe do të vendosë nëse do të garojë për kryetar.

Ai gjithashtu tha se nuk mendon se kush do të jenë kandidatët tjerë, por shtoi se gara është e hapur.

Ai foli edhe për bashkëpunimin e mundshëm me partitë e tjera shqiptare para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.