Talentët nga Kosova vazhdojnë të “pushtojnë” Evropën.

Së fundi, është Vesel Demaku nga Drenasi që ka nënshkruar kontratë profesionale me skuadrën e njohur austriake, Austria Vien.


Demaku është vetëm 16 vjeçar, dhe deri më tani ka qenë pjesë e akademisë së Red Bull Salzburg.

Demaku luan në pozitën e mesfushorit dhe ka kaluar në të gjitha hallkat e grupmoshave duke u spikatur si njëri ndër talentet e ardhshëm në Evropë.

Ai është pjesë e Përfaqësuese së Austrisë në grupmoshat U17 dhe shihet si njëri ndër premtuesit e mëdhenj, shkruan lajmi.net.

Sigurisht se Demaku me talentin e tij mund të sjellë shumë sukses te Kosova.

telegrafi sport app