Kompania e njohur për rekrutimin e talentëve, Talent Network Kosova, është nderuar me çmimin "Golden Prize", nga Business Awards Trend 2023 që u organizua në Tiranë.

Ceremonia e ndarjes së trofeve dhe certifikatave të ekselencës u mbajt të premten e 15 dhjetorit 2023, në Teatrin e Operës dhe Baletit.


387512450 324948960341361 8258737626430643259 n

“Ne kemi bashkëpunëtorë profesionistë të profilizuar për të gjitha industritë dhe kjo është forca jonë me të cilën arrijmë sukses në një kohë të shkurtër. Qëllimi ynë është të bëhemi partneri juaj i përhershëm i punësimit! Connecting Professionals e kemi kriterin e vetëm, të cilin e ruajmë me përkushtim dhe dedikim”, tha Blerim Zogaj, kryeshef ekzekutiv i “Talent Network Kosova”, pasi pranoi çmimin prestigjioz.

387508103 309768635378373 9083476583223127749 n

“Talent Network Kosova” në Tiranë festoi suksesin e saj së bashku me 70 bizneset më të mira në Republikën e Shqipërisë.

387488597 371018945484998 5125707931793458834 n

Kjo kompani është e licencuar për rekrutime dhe qiradhënie të stafit. Nga viti 2019 operon në tregun e Kosovës, ku deri më tani numëron dhjetëra rekrutime të suksesshme në pozicione të larta menaxheriale dhe qindra rekrutime të suksesshme në pozicione të tjera profesionale, (ICT, shitje & marketing, farmaci, arkitekturë e shumë profesione të tjera).

387488362 1478316102743219 7183462221278494343 n

Ndërkaq, për këtë vit “ambasadorët” e vlerësimit të bizneseve të përzgjedhur ishin: Vasil Naci (kryeshef ekzekutiv i Agna Group – Rruga drejt suksesit), Eva Murati, Ermal Mamaqi, Hygerta Sako, Aulona Musta, Jori Delli, Miranda Dupi, Arianita Petushi, Xhoi Jakaj, Fatjon Selimaj etj. /Telegrafi/