LAJMI I FUNDIT:

‘Takohen’ hekurudhat e Maqedonisë, Trainose dhe Selanikut

‘Takohen’ hekurudhat e Maqedonisë, Trainose dhe Selanikut

Drejtorët e përgjithshëm të hekurudhave të Maqedonisë – Transporti, të Hekurudhës greke Trainose, dhe portit të Selanikut dhe komitentëve të shërbimeve nga porti, dje në Selanik mbajtën takim me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit, rritjes së transportit hekurudhor në relacionin Selanik – Shkup – Selanik, përmirësimit të shërbimeve të transportit hekurudhor dhe uljes së çmimeve të transportit hekurudhor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Drejtori i HM, Nikolla Kostov, për MIA-n informon se në takim, mes tjerash, është folur për dëmet të cilat Hekurudhat e Maqedonisë i kanë pësuar nga grevat e Trainoses.

“U përmend se nga greva dhe bllokadat që u shkaktuan nga ana greke, Hekurudhat e Maqedonisë kanë pësuar dëm prej pesë milionë eurove, të cilin do të duhet ta kompensojë në një periudhë pak më të gjatë kohore me vëllim të rritur të punës, me kthim të komitentëve në transportin hekurudhor dhe përforcimin e Korridorit 10”, deklaroi Kostov.


Ai informoi se, duke pasur parasysh problemet e shumta që i pati hekurudha greke, HM ka ofruar edhe bashkëpunim afarist teknik për ndihmë, nëse duhet edhe vagonë dhe lokomotiva, em qëllim që të rritet transporti hekurudhor.

“Presim që nga ky takim të dalin edhe zgjidhje konkrete, e tëra me qëllim që të rritet transporti në komunikacionin hekurudhor”, theksoi Kostov.

Takimin e ka inicuar Trainose mke qëllim që hekurudha greke ta intensifikojë komunikacionin hekurudhor ngarkues drejt Maqedonisë, përkatësisht ta ripërtërijë atë që është humbur për shkak të problemeve në hekurudhat greke dhe mbylljes së Idomenit. Trainose në këtë takim ka kërkuar të përmirësohet komunikimi dhe konsultimet ndërmjet të gjitha palëve me qëllim që të përmirësohet bashkëpunimi i cili tashmë ekziston, lajmëruan disa mediume greke.

“Ka çështje të cilat janë të lehta për t’u zgjidhur, siç janë komunikimi ndërmjet tre kompanive, por gjithashtu edhe me shpeditprët”, deklaroi drejtori ekzekutiv i Trainose, Filipos Calidis.

Trainose, e cila pret të merret nga Hekurudha italiane, e cila e bleu në tender për 45 milionë euro, mes problemeve të tjera, përballet edhe me mungesë personeli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova, eksperti i sigurisë Shala: Është dezinformuar qëllimshëm

Për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova, eksperti i sigurisë Shala: Është dezinformuar qëllimshëm

Siguri
Shqiptari nga Ukraina rrëfen për luftën: Situata në terren sikur Kosova gjatë luftës

Shqiptari nga Ukraina rrëfen për luftën: Situata në terren sikur Kosova gjatë luftës

Lajme
“Nuk po vrapojmë për të marrë rendin për qeverisje”, Krasniqi nga NISMA: Të tjerët e kanë zënë rendin, në dreka e darka me  Kurtin

“Nuk po vrapojmë për të marrë rendin për qeverisje”, Krasniqi nga NISMA: Të tjerët e kanë zënë rendin, në dreka e darka me  Kurtin

Lajme
Ura e bashkëpunimit AAK-Nisma rrezikon të shembet pa Limajn

Ura e bashkëpunimit AAK-Nisma rrezikon të shembet pa Limajn

Lajme
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kalo në kategori