LAJMI I FUNDIT:

Takimi Siljanovska Davkova-Radev: U bisedua për tragjedinë e Koçanit dhe integrimin evropian

Takimi Siljanovska Davkova-Radev: U bisedua për tragjedinë e Koçanit dhe integrimin evropian

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot u takua me presidentin e shtetit bullgar Rumen Radev në kuadër të “Procesit Akaba Ballkan III” në Sofje. Në fokus të takimit ishte tragjedia në Koçan, por u diskutua edhe për zhbllokimin e rrugës sonë integruese evropiane, në atë drejtim të dy konstatuan se nevojiten takime më të shpeshta. Presidentja theksoi se kompromiset janë të mundshme dhe pret një hap përpara në atë plan.

Në një prononcim për media pas përfundimit të konferencës, presidentja Siljanovska Davkova, duke e nderuar Radevin, theksoi se ai ishte presidenti i parë që e ka thirrur atë mëngjesin e tragjedisë në Koçan dhe i ka ofruar të gjitha llojet e ndihmës.

“Unë thashë në takim se qëndrimi i popullit bullgar, i qytetarëve bullgarë dhe i të gjithëve në rajon, pas tij presidenti serb, shqiptar dhe të gjithë të tjerët, imagjinoni sa bukur është në një botë kaq të tmerrshme të përballesh me një valë solidariteti dhe humanizmi dhe të gjithë të ofrojnë ndihmë, pastaj i sheh edhe problemet që keni me njëri-tjetrin nga ai prizëm që ne nuk e përfaqësojmë veten tonë, por qytetarët”, tha Siljanovska Davkova.


Ajo kujtoi se ka vizituar shtetasit e lënduar maqedonas të cilët ndodhen në spitalin “Pirogov” në Sofje, duke theksuar se ka përmirësim në gjendjen e tyre.

Presidentja tha se në takim është biseduar edhe për problemin që ekziston me Bullgarinë.

“Kemi biseduar edhe për procesin Akaba, por edhe për problemin tonë që ekziston politikisht. Nuk është koha as vendi, por kemi arritur në përfundimin se duhet të takojmë më shumë ministra dhe presidentë, por më e rëndësishmja është edhe ju gazetarë dhe njerëz të kulturës, studentë, që të shohim se progresi bullgar është edhe i yni, se përparimi rajonal është edhe i yni”, tha presidentja.

Presidentja theksoi se kompromiset janë të mundshme dhe se pret një hap përpara në këtë çështje.

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, me ftesë të Presidentit të Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev dhe mbretit të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah II, mori pjesë sot në Sofje në takimin e krerëve të shteteve dhe qeverive të “Procesit të Akaba Ballkan III” në Sofje.

Në trend Lajme

Më shumë
”Peshkim i dështuar”, Lushaku: Dy deputetë të LDK-së u kontaktuan nga LVV-ja

”Peshkim i dështuar”, Lushaku: Dy deputetë të LDK-së u kontaktuan nga LVV-ja

Lajme
Ymeri: Kurti po pengon konstituimin e Kuvendit, jo opozita

Ymeri: Kurti po pengon konstituimin e Kuvendit, jo opozita

Politikë
Zemaj: S’po kërkojmë braktisjen e institucioneve, Kurti le t’ia bartë kompetencat zëvendëskryeministrit

Zemaj: S’po kërkojmë braktisjen e institucioneve, Kurti le t’ia bartë kompetencat zëvendëskryeministrit

Lajme
Vdes një grua, e trajtuar si viktimë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vdes një grua, e trajtuar si viktimë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Berisha akuza ndaj Ramës për vila luksoze e zaptim toke : Enveri ishte diktator, por vilën nuk e vuri në emrin e tij

Berisha akuza ndaj Ramës për vila luksoze e zaptim toke : Enveri ishte diktator, por vilën nuk e vuri në emrin e tij

Lajme
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jani Prengës, rrëfehet kopshtari: Trupi i pajetë u zhvendos nga Range Rover në një makinë tjetër

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jani Prengës, rrëfehet kopshtari: Trupi i pajetë u zhvendos nga Range Rover në një makinë tjetër

Lajme
Kalo në kategori