LAJMI I FUNDIT:

Takimi i përfaqësuesve serbë në veri të Mitrovicës, prezantohet edhe “stema e Asociacionit”! (Foto)

Takimi i përfaqësuesve serbë në veri të Mitrovicës, prezantohet edhe “stema e Asociacionit”! (Foto)

Në takimin e përfaqësuesve të komunave me shumicë serbe në Kosovë, përkatësisht në foltoren ku po mbahen fjalimet është shfaqur edhe një simbol, për të cilin, siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për stemën e re të Asociacionit.

Ndryshe, siç ishte raportuar më herët, temë diskutimi e këtij takimi, ndër tjerash do të jetë situata politike dhe ajo e sigurisë në Kosovë, si dhe raportimi i Goran Rakiqit, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në takim gjithashtu është paraparë të diskutohet edhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.


Në fillim të takimit u fol për aksionin e policisë në veri, duke e quajtur si vandal dhe të realizuar ndaj serbëve të paarmatosur.

Siç raportohet, përfaqësuesit e dhjetë komunave serbe kanë kërcënuar se nëse Prishtina zyrtare deri më 20 prill nuk do të formojë asociacionin e komunave me shumicë serbe, atëherë ata vetë do ta bëjnë një gjë të tillë, e cila sipas tyre nuk do të përbëjë shkelje por zbatim të marrëveshjes së arritur në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori