Ish-Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka shprehur sot mbështetjen për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti pas takimit të djeshëm mes tij dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.
Në një reagim në rrjetet sociale, Meta e ka përgëzuar Kurtin për paraqitjen në takimin në Bruksel.
“E përgëzoj kryeministrin e Kosovës, z. Kurti, që kishte shkuar i përgatitur dhe konstruktiv. Shpresoj që edhe Presidenti i Serbisë ta gjejë guximin e të nënshkruajë sa më shpejt, sepse koha kurrë nuk mund të kthehet pas”, shkruan Meta në Facebook.
Meta ka shtuar se takimin në Bruksel ishte një mundësi e mirë për të hedhur një hap të qëndrueshëm e pozitiv drejt njohjes së ndërsjellët, paqes dhe integrimit evropian të Kosovës dhe Serbisë.
“Teksti zyrtar i marrëveshjes pati elemente që meritojnë vlerësim pozitiv, përderisa palët zotohen që të udhëhiqen nga synimet e parimet e përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, sidomos ato për barazinë sovrane të Shteteve, respektimin e Pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre, si dhe të Drejtën për Vetëvendosje”, tha ish-Presidenti.
Meta ka shtuar se e ardhmja e rajonit nuk është me nismën e “Ballkanit të Hapur” dhe me taktikat e “tërheqjeve të veshëve”.
“E ardhmja e rajonit tonë nuk është te skemat dhe taktikat si puna e “Ballkanit të Hapur”, as te “tërheqjet e veshëve” por te marrëveshjet e drejta, transparente, që konkretizojnë integrimin evropian dhe i hapin rrugën fqinjësisë së mirë, ku asnjë fqinj nuk e dominon tjetrin”, tha Meta.
Sot më herët, edhe Kryeministri Edi Rama foli për takimin e djeshëm në Bruksel.
Përmes një postimi në Twitter, Rama ka shkruar se paqja dhe bashkëpunimi janë çelësi për të ardhmen, dhe se për këtë u detyrohemi fëmijëve tanë në “këtë rajon të shkatërruar prej shekujsh nga mungesa e paqes dhe bashkëpunimit”.
Kryeministri i Shqipërisë ka thënë se uron që Albin Kurtin mos ta akuzojnë për tradhti.
“Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhti apo harresë, por gjithkush të kuptojë se kryeministri i sotëm i Kosovës ka bërë gjënë e duhur, duke u hedhur një hap të parë me shumë rëndësi drejt daljes nga kurthi i të djeshmes. Hapa të tjerë pasofshin pa humbur kohë!”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBritania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe
KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
Bedri Hamza: Faleminderit nga ky shesh i madh dhe nga kjo festë e madhe e demokracisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti