Pas tensioneve të së dielës në veri të Kosovës, presidenti serb është pajtuar të takohet me kryeministrin kosovar, i cili ka kohë që deklarohet i gatshëm të dialogojë me Vuçiqin. Takimi pritet të realizohet përgjatë javës së tretë të gushtit.
Pas tensioneve të së dielës në veri të Kosovës, presidenti serb është pajtuar të takohet me kryeministrin kosovar, i cili ka kohë që deklarohet i gatshëm të dialogojë me Vuçiqin. Takimi pritet të realizohet përgjatë javës së tretë të gushtit.
Bashkimi Evropian dhe as Qeveria e Kosovës nuk kanë dhënë detaje për takimin e paralajmëruar ndërmjet Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiq në fund të këtij muaji.
Njohësit e procesit të dialogut kërkojnë që Qeveria të mos heqë dorë nga zbatimi i reciprocitetit me Serbinë. Poashtu, krahas diskutimit të tensioneve kërkohet që mos të lihen anash temat tjera të rëndësishme mes palëve.
Dita e 19-të e korrikut nuk e solli takimin e shumëpritur ndërmjet Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit në Bruksel.
Por, pas tensioneve të së dielës në veri të Kosovës, presidenti serb është pajtuar të takohet me kryeministrin kosovar, i cili ka kohë që deklarohet i gatshëm të dialogojë me Vuçiqin.
Të dy liderët pritet të takohen gjatë javës së tretë të gushtit.
Por, Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues refuzon të jap detaje se si synon ta trajtojë situatën e re të krijuar pas vendimit për reciprocitet.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka rekomanduar RTV Dukagjinin t’i referohet deklaratës së tij të hënën në Bruksel.
Në kryeqendrën evropiane, Stano tha se pas shtyrjes së zbatimit të reciprocitetit, palët duhet të takohen për të diskutuar rrugën përpara.
Se çfarë qasje do të mbajë kryeministri Kurti në takim pas tensioneve në veri, nuk ka treguar as zyra e tij.
Por, njohës të procesit të dialogut kërkojnë nga Kurti që edhe në takimin e Brukselit të insistojë në zbatimin e reciprocitetit dhe të mos heqë dorë nga kjo masë.
“Çdo kthim prapa tash e tutje e bën Qeverinë e Kosovës palaço sistem. Pra nuk guxon të kthehet më prapa sepse vendimi është marrë, qëllimi politik është arritur, tash duhet me i pa rezultatet”, ka thënë Dritëro Arifi, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare.
Para krijimit të tensioneve, Kosova dhe Serbia u raportua se janë afër marrëveshjes për çështjen e të pagjeturve dhe disa tema tjera.
Andaj, sipas Naim Rashitit që udhëheq Grupin për Hulumtimin e Politikave në Ballkan, paralelisht me tensionet nuk duhet të lihen anash temat tjera.
Një ndër to, Rashiti përmend zbatimin e marrëveshjes për energjinë.
“Paralel këtij procesi duhet të ketë dialog për tema të tjera që të mos vihet theksi vetëm të një çështje që buron gjeneron tension, sepse tani jemi në një situatë ku marrëveshja energjetike edhe pse e arritur mund të mos zbatohet, Kosovës në asnjë rrethanë nuk i konvenon situata tensionuese, dhe këtë e di Vuçiq, Vuçiq për atë edhe tenton të krijojë situata tensionesh sepse e bën të pazbatueshme marrëveshjen”, ka thënë Naim Rashiti, nga Grupi për Ballkan.
Për herë të fundit, Kurti dhe Vuçiq në Bruksel janë takuar në korrik të vitit 2021./Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare