Takim trepalësh Sarkozy, Merkel dhe Mededev

Merkel theksoi se duhet shtuar baza e besimit me Rusinë, njofton Deutsche Welle.
Në qendër të këshillimeve dyditore do të jetë politika e sigurisë. Në nëntor, NATO-ja pritet të shpalosë një vizion të ri për sigurinë, i cili mund të përfshijë një mburojë anti-raketore evropiane.
Ndryshe, Rusia ka refuzuar deri tani ta mbështesë një mburojë raketore, për shkak të drojës se mund të ketë si objekt qytete ruse. Kohët e fundit, presidenti Medvedev ka folur megjithatë në mbështetje të një kornize të re evropiane të sigurisë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































