Dy persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën pasi një burrë kreu një sulm me thikë dhe hodhi një granatë tymi në një stacion metroje në Tajvan.

Granata e tymit shpërtheu brenda Stacionit Kryesor të Taipeit, qendrës hekurudhore më të ngarkuar të Tajvanit, duke vrarë një burrë 57-vjeçar.


Vdekja e dytë ishte një tjetër burrë 57-vjeçar i përshkruar si një "viktimë hero" i cili u përpoq të ndalonte sulmuesin.

Sulmuesi, i identifikuar si një burrë 27-vjeçar me mbiemrin Chang, thuhet se kërkohej për shmangie të rekrutimit ushtarak.

Ai ishte i armatosur me një mjet të mprehtë dhe granata tymi, sipas raportimeve.

Nga gjashtë personat e plagosur, njëri mbetet në gjendje kritike.

Sulmuesi vdiq gjithashtu gjatë incidentit pasi ra nga një çati ndërsa përballej me policinë.

Udhëheqësi tajvanez, William Lai Ching-te i kërkoi publikut, veçanërisht në zonat e populluara me njerëz dhe qendrat e transportit, që të qëndrojë i qetë dhe të ndjekë udhëzimet zyrtare

"Nëse shihni njerëz, sende ose situata të dyshimta, ju lutemi raportoni menjëherë në polici dhe në stafin e stacionit", tha ai. /AA/