Tajon Buchanan është afër bashkimit me Interin nga Club Brugge dhe sipas La Gazzetta dello Sport, kanadezi mund të jetë gati në ndeshjen e ardhshme të Serie A kundër Hellas Verona.

Po ashtu edhe gazetarët Matteo Moretto dhe Fabrizio Romano pretendojnë se Interi është në prag të arritjes së një marrëveshjeje me Club Brugge për nënshkrimin e mbrojtësit të krahut të djathtë, 24-vjeçarit Buchanan.


Romano thotë se marrëveshja mes dy klubeve është 'e afërt' dhe se Interi do të paguajë 7-8 milionë euro për të nënshkruar me mbrojtësin kanadez.

Tajon Buchanan

Sipas La Gazzetta dello Sport, Interi ka marrëveshje të plotë me Club Brugge.

Buchanan do t'i nënshtrohet testeve mjekësore me gjigantët e Serisë A javën e ardhshme dhe mund të jetë i gati në ndeshjen e parë të Serie A të vitit kundër Hellas Verona më 6 janar 2024.

Buchanan ka tre gola dhe katër asistime në 20 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. /Telegrafi/

telegrafi sport app