Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri sot në Kuvend kishte marrë me vete pasaportat e tij dhe të familjarëve, ku tha se në qoftë se nuk kalon marrëveshja e demarkacionit, do t’i dorëzojë të gjitha ato dokumente udhëtimi.
Por seanca e Kuvendit u shtye për të premten, pasi partitë politike nuk arritën konsensus.
Deputeti Tahiri për Periskopin ka thënë se do ta mbajë fjalën dhe në momentin që do të shkojë në votim demarkacioni e të mos kalojë, do t’i dorëzojë pasaportat.
‘’Unë kam thënë, ata që votojnë dmth nuk kanë votuar akoma. Në momentin që shkojnë në votim e nuk kalon demarkacioni, nuk votohet fare, unë i dorëzoj pasaportat, ndash para mediave , ndash qysh të doni. Edhe të familjes edhe ato të miat që i kam diplomatike, dhe atë dej 2020. Se kam fare problem. Edhe i kam një nam pasaporta të tjera prej 2002, të mbushura me vizë amerike, Londër e të gjitha’’, ka thënë ai për Periskopin.
Tahiri ka potencuar se edhe para se të shkojë në votim demarkacioni, ka kërkuar prej deputetëve që t’i dorëzojnë të gjithë pasaportat e pastaj të mendojnë për votën që do të japin.
‘’A e patë sot çka ndodhi tek ambasada e Gjermanisë, ton ai njeri ashtu me prit, është mjerim për neve. Unë nuk jam për me dhënë tokë fare, por smund të bëhem më patriot se ata që kanë luftuar në kufi. Edhe tash unë smund të dalë para tyre, unë mund ta mbroj një kauzë. Kam qenë kundër ratifikimit të demarkacionit edhe në atë kohë, por tash presidenti ka bërë një aneks marrëveshje, ndërkombëtarët vazhdojnë me qenë pro kësaj, edhe ata dinë ma mirë se na diçka. Popullata shumicë është pro asaj, kështu që unë nuk mund ta mbaj peng Kosovën’’, ka shtuar Labinot Tahiri.
Deputeti i AKR-së ka ripërsëritur se nesër nëse nuk kalon marrëveshja, do t’i dorëzojë pasaportat.
‘ Në politikë bëhen shumë dredhina, unë nuk jam person që i duroj ato gjana. Kështu që mos mu gut. Unë e kam thënë para mediumeve dhe e mbaj atë që e kam thënë. Du m’u solidarizu me këta njerëz, pasi është e padrejtë me të kërku ty një vizë ose mu. Ne nuk mund të bëjmë viza , janë ambasadat, por njerëzit kanë mbetë shumë keq’’, thotë ai.
Kryeparlamentari Kadri Veseli, sot pas dy orësh pritje për të nisur seanca ku do të votohej projektligji për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, ka njoftuar se do të shtyhet për të premten, duke nisur prej orës 10:00.
Kjo pasi LDK ka thënë se nuk do ta votojë marrëveshjen, nëse përfshihet edhe raporti i kryetarit të komisionit aktual, Shpejtim Bulliqi. Po ashtu edhe Lista Serbe ka bërë të ditur në mënyrë të prerë se nuk do të votojë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë – gjykata jep detaje
MPB: Kallëzim penal ndaj 20 vjeçarit nga Shkupi, i është gjetur armë dhe municion
“Tiroli i Jugut si model për Asociacionin” Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin