LAJMI I FUNDIT:

Tahiri, Qeverisë: Ku është Ligji i Pagave dhe kur do të miratohet?

Tahiri, Qeverisë: Ku është Ligji i Pagave dhe kur do të miratohet?

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka pyetur publikisht Qeverinë se kur pritet të miratohet Ligji i Pagave.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se është bërë një muaj prej kur Qeveria është dashur të sjell në Kuvend këtë ligj, ndërsa ka shtuar se janë mbi 80 mijë zyrtarë publikë që po presin miratimin e tij.

“Është bërë një muaj prej kur Qeveria e Kosovës është dashur të sjell në Kuvend Ligjin e Pagave, kjo tashmë është shtyrja e tretë brenda një viti qeverisës. Sot, mbi 80 mijë zyrtarë publikë, krejtësisht në mjegull e paqartësi me të drejtë pyesin, a është kjo pazotësi, apo mashtrim i radhës?”.


Ligji i pagave afër draftimit - larg zbatimit
Lexo po ashtu Ligji i pagave afër draftimit - larg zbatimit

“Jeni vonuar shumë, na duhet menjëherë përgjigje, ku është ligji dhe kur do të miratohet?”, ka shkruar deputeti opozitar.

Ndryshe, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë raportimit në Komisionin për Administratë Publike të mërkurën, ka deklaruar se Projektligji i Pagave është në fazën e vlerësimeve të fundit në Ministrinë e Financave.

Sa i përket vonesave për miratimin e këtij Projektligji, Sveçla tha se janë bërë me arsyen e vetme – “po punojmë për një ligj që mbulon gjithë sferën e nevojave të secilit institucion, ku pastaj do të sillte një lloj barazie”./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Kalo në kategori