LAJMI I FUNDIT:

Tahiri nuk udhëtoi në Gjermani për babin (Dokument)

Tahiri nuk udhëtoi në Gjermani për babin (Dokument)

Arsyet që detyruan Saimir Tahirin të udhëtojë papritur drejt Gjermanisë mbeten mister ende sot, jo vetëm për mediat, por edhe për njerëzit pranë tij. Kur doli lajmi dhe avokati Maks Haxhia tha se nuk kishte dijeni për këtë lëvizje të klientit të tij, u hodh në media teza e një arratisjeje të mundshme. Por mediat pranë qeverisë dolën me versionin se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar, sepse Tahiri kishte udhëtuar në Gjermani për t’i qëndruar pranë të atit që kurohet jashtë.

Lapsi.al ka siguruar të dhënat nga sistemi TIMS, që tregojnë se ky shpjegim që nxorën mediat ishte një gënjeshtër. Nga të dhënat në sistem del se Bashkim Tahiri, doli jashtë Shqipërisë në fund të muajit tetor, në datën 29 dhe u kthye në fillim të nëntorit, në datën 3, dhe kjo duket qartë në të dhënat e regjistruara në sistem.

Ndërkohë, udhëtimi tre-ditor i Saimir Tahirit është bërë dy javë më pas, në një periudhë kohe që nuk ka asnjë lidhje me ndërhyrjen kirurgjikale të babait të tij.


Një tjetër detaj nga udhëtimi është se në rrugën drejt Gjermanisë, Tahiri shoqërohej me një ish vartës të tij në Ministrinë e Brendshme. Udhëtimi erdhi pas deklaratave të Edi Ramës dhe Ditmir Bushatit se Tahiri nuk mund të udhëtojë jashtë vendit, sepse parlamenti ka votuar për bllokimin e lëvizjes së tij jashtë vendit.

Me arrestimin e Orest Sotës, me shtimin e presionit ndërkombëtar ndaj qeverisë për dënimin e “peshqve të mëdhenj” dhe me retorikën e re që po përdor Edi Rama, Saimir Tahiri ka arsye të jetë i shqetësuar për fatin e tij. Shqetësimin e konfirmoi Bashkim Fino në një takim me kryeministrin.

Gjatë bisedës së lirë që Rama pati me deputetët brenda në kryeministri, Fino tha se kishte folur me Tahirin dhe kishte vënë re se ai ishte i shqetësuar. Rama iu përgjigj se “Tahiri nuk ka pse shqetësohet, sepse gjithkujt mund t’i ndodhë të harrojë patentat diku”. Kjo thirrje për t’u qetësuar tingëllon si tallje për Tahirin, të cilin e kanë përzënë nga të gjitha funksionet në parti dhe çdo ditë e më shumë po i japin formën e një peshku të madh, gati për t’u futur në tigan./ Lapsi.al /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori