Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha sot se nuk komenton për iniciativën e deputetëve për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale, pasi që sipas tij, kjo u takon vetëm deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Tahiri tha se ministër i Drejtësisë punon me ligjet aktuale që janë në fuqi, pra edhe me ato ndryshimet kushtetuese që janë bërë kur është miratuar Ligji për Gjykatën Speciale në gusht të vitit 2015.
“Kjo është iniciativë politike e tyre dhe në asnjë rrethanë nuk do ta komentoj, por jam i obliguar të punoj konform ligjeve të cilat dalin nga Kuvendi i Kosovës. Kosova ka një sistem parlamentar dhe ne si Qeveri i përgjigjemi Kuvendit dhe deputetëve të Kuvendit dhe çdo miratim i çfarëdo ligji qoftë mua më obligon ta zbatoj”, tha Tahiri.
Ministri këtë deklaratë e dha sot në Gjilan ku ishte në një vizitë në Qendrën e Paraburgimit në këtë qytet, me ç’rast ka vizituar ambientet e kësaj qendre si dhe është takuar edhe me drejtuesit e saj.
Me këtë rast Tahiri tha se Qendra e Paraburgimit në Gjilan është shembull për të mirë, ndërsa shumë shpejt premtoi se do të shpallet një konkurs edhe për rreth 40 oficerë korrektues për këtë qendër.
“Si ministër i Drejtësisë u zotova që në një të ardhme shumë të afërt, ashtu siç e kam theksuar edhe më herët do t’i plotësojmë nevojat e tyre duke rrit numrin e gardianëve për këtë qendër që besoj se do të sillen 30-40 të rinj me anë të një procesi të rekrutimit. Po ashtu u zotova se do të jemi mjaft efikas në shpenzimin e buxhetit që kemi për pajisjet e sigurisë pra që ndërlidhen me sigurinë e kësaj qendre”, tha Tahiri.
Ministri tha se viti 2018 do të jetë vit i avancimit të Shërbimit Korrektues ku siç tha ai është shembulli më i mirë në rajon, por pavarësisht kësaj Tahiri thotë se edhe ato të meta do të zgjidhen.
Bashkë me ministrin Tahiri, në Gjilan ishte edhe drejtori i Shërbimit Korrektues, Sokol Zogaj, i cili shpreson se viti 2018 do të jetë vit i suksesit, fal siç tha ai “ministrit dhe kabinetit të tij”.
“Ministri i ka vizituar edhe disa qendra tjera korrektuese dhe ka premtuar që të rritet buxheti … ka paraparë që t’i vizitojë edhe qendrat tjera dhe besoj që viti 2018 do të jetë vit i suksesit, vit që do të dallojë prej viteve tjera, fal angazhimit të ministrit dhe kabinetit të tij”, tha Zogaj.
Qendra e Paraburgimit në Gjilan ka kapacitet prej 300 vendesh, por prej hapjes së saj janë vendosur më pak se 100, për shkak të mungesës së stafit. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?