Ministrja për Dialog e Republikës të Kosovës, njëherësh Kryetare e Lobit Rajonal të Grave (RWLSEE), Edita Tahiri, mori pjesë në samitin e paqes të HWPL/IWPG, të mbajtur në Seul të Koresë së Jugut, 17-19 shtator 2016.
Në këtë Samit morën pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi dhe ministri i FSK, Haki Demolli.
Në këtë Samit që kishte për qëllim paqen dhe ndaljen e luftërave në botë morën pjesë përfaqësues të shteteve, qeveritarë, politikan, akademikë, përfaqësues të religjioneve dhe shoqërisë civile nga e gjithë bota.
Ministrja Tahiri së bashku me koordinatoren e Lobit Rajonal të Grave, Diana Cekaj-Berisha zhvilluan një takim me udhëheqësin e HWPL Man Hee Lee dhe udhëheqësen e IWPG Nam Hee Kim me të cilët biseduan lidhur me angazhimet për të promovuar paqen globale në botë.
Tahiri foli për rolin e gruas gjatë luftës së Kosovës.
“Idealet për liri dhe paqe janë forcat më mobilizuese që mund të përjetoj individi. Këto ideale më kanë motivuar edhe mua që të luftoj për lirin e pavarësinë e vendit tim Kosovës, ku dhjetë vite më vonë, në vitin 1999, erdhi edhe fitorja. Lufta për pavarësi është një prej gjërave më të mira që mund të bësh për kombin tënd. Unë jam krenare për këtë, sepse populli im tani jeton në paqe dhe po punon për prosperitet demokratik dhe të ardhme euro-atlantike. Pa dyshim që paqja dhe liria janë jetike për çdo individ dhe çdo vend në botë. Megjithatë për ata si ne të cilët kurrë më nuk duan të shohin luftë dhe gjenocid kundër popullit të tyre, paqja ka një kuptim shumë të veçantë. Kjo është arsyeja pse unë jam këtu të bëjë thirrje për paqe dhe ndërprerje të luftërave në botë dhe fuqimisht ta mbështesim deklaratën e HWPL/IWPG. Duhet të lëvizim shpejt dhe të arrijmë shumë. Të gjitha gratë në botë sot duhet të unifikohen në ngritjen e zërit për paqe dhe të avokojnë për të”, tha Tahiri.
“Para okupimit të vendit tim, unë nuk isha politikane. Ju bashkova lëvizjes për liri, demokraci dhe pavarësi të Kosovës për shkak se populli im gjendej në vështirësi. Ende e kujtoj momentin kritik i cili më bëri që të marrë vendimin tim për të luftuar për liri – ishte momenti kur forcat e okupatorit serb vranë tre fëmijë shqiptar në oborrin e një shkolle fillore. Në ato momente, e kujtova luftën e babait tim për të drejtat e shqiptarëve, i cili kurrë nuk u pajtua me padrejtësinë ndaj kombit tonë të ndarë dhe të shtypur”, u shpreh Edita Tahiri.
Ajo tha se pikërisht ai moment ishte përcaktues, një moment i marrjes së përgjegjësive që të ndihmoj mbijetesën e popullit tim me çfarëdo çmimi.
“Rezistenca dhe këmbëngulësia të cilën e dëshmuam përmes mjeteve paqësore, e solli mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si aleati ynë kryesor në arritjen e lirisë. Kur armiku përshkallëzoi dhunën në luftë gjenocidiale dhe në pastrim etnik, atëherë si kundërpërgjigje erdhi rezistenca e armatosur e njohur si Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Për rreth dy vite, në njërën anë po vazhdonte lufta ndërsa në anën tjetër po zhvilloheshin negociatat për paqe. Përfundimisht, kur armiku nuk e nënshkroi marrëveshjen për paqe në konferencën e Rambujesë, atëherë SHBA së bashku partnerët euroatlantik dhe NATO-ja vendosën të përdornin forcën ushtarake për të përfunduar luftën dhe të sillnin paqe për Kosovën dhe popullin e saj. Unë isha pjesë e negociatave për paqe, dhe Ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës gjatë gjithë dhjetë viteve të luftës”, u shpreh ministrja për Dialog.
Tahiri më tej shtoi se edhe tani, në kohë paqeje, janë duke punuar për forcimin e paqes.
“Jam duke negociuar normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe njohjes reciproke mes shtetit tim dhe ish-armikut Serbisë. Për pesë vite, këto bisedime për paqe të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian si dhe të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë sjell rezultate të prekshme, ndonëse mbetet edhe shumë për bërë në të ardhmen. Rruga drejt paqes është e mundshme dhe rasti i Kosovës është një shembull për këtë. Historia njeh shumë shembuj tjerë të tillë. Ajo çka ne duam është të mos ketë më luftëra në botë. Duam të mbyllim historinë e luftërave dhe të hapim historinë e paqes në botë….”, tha ndër të tjera.
Tahiri tha roli i gruas në proceset e ndërtimit të paqes është i domosdoshëm.
“Gratë jo vetëm që duhet të përfshihen në negociatat për paqe, por duhet edhe të fuqizohen në politik në mënyrë që ato të luajnë një rol të rëndësishëm në proceset e rindërtimit pas konfliktit. Rezolutat e OKB-së mbështesin agjendën e paqes dhe sigurisë për gratë, dhe ne jemi ato të cilat mund të bëjmë që këto rezoluta të zbatohen. Bashkëpunimi mes grave dhe veçanërisht bashkëpunimi rajonal i grave në proceset e paqes dhe sigurisë është shumë i rëndësishëm. Këtu, dëshiroj të përmend organizatën tonë, Lobin Rajonal të Grave të Evropës Juglindore si një model unik dhe inspirues që ka bashkuar gratë liderë nga shtat vende të Ballkanit dhe cilat janë të dedikuara të punojnë për paqe dhe fuqizim të grave. Si kryetare e kësaj organizate mund të them se gjatë dhjetë viteve të punës ia kemi arritur të bëjmë të dëgjohet zëri i gruas në çështjet vendimtare për një të ardhme më të mirë të shteteve tona, për paqe, prosperitet dhe të ardhme euroatlantike. Ju inkurajoj që ta ndiqni modelin e Lobit tonë sidomos ju gratë që vini nga vendet e pas konfliktit, ndërsa ne jemi të gatshme të ndajmë përvojën tonë me ju”, tha Tahiri. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
Kallëzim penal ndaj një inspektoreje në Kumanovë, ka dëmtuar buxhetin për gjysmë milionë denarë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash
Arrijnë votat e para nga diaspora
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?