LAJMI I FUNDIT:

Tahiri-Kurtit: Po abstenon prej qeverisjes në katër komunat në veri të Kosovës

Tahiri-Kurtit: Po abstenon prej qeverisjes në katër komunat në veri të Kosovës
Foto: Arkiv

Shefi i grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka pasur kritika për fjalën e kryeministrit Albin Kurti në seancën mbi punën 100-ditore të qeverisë.

Ai tha se janë prezantuar shumë pak projekte që janë realizuar nga Qeveria Kurti 2, derisa shtoi se po e njëjta e ka humbur shpresën e qytetarëve.

Tahiri ka akuzuar Kurtin edhe për abstenim në qeverisje në katër komunat në veri.


“Asnjë fjalë nuk e dëgjova për qytetarët tanë që jetojnë në katër komunat në veri të Kosovës. Kini folur vazhdimisht për ta, ndërsa sot gjitha ato projekte që i përmende, krejt angazhimin tuaj qeveritar nuk fole kurrgjë për qytetarët shqiptarë në katër komunat në veri. Në njëfarë forme po abstenoni prej asaj pjese, qeverisja jote tash e 4 muaj janë bërë po abstenon prej qeverisjes në katër komunat në veri të Kosovës”, tha Tahiri.

Kritikave të Tahirit i është përgjigjur kryeministri Kurti, i cili tha se zotimet e dhëna në fushatë janë për katër vjet të qeverisjes.

“Ne kemi logjikë zhvillimore, zotimet i kemi për 4 vjet dhe na është rritur pajtueshmëria dhe besueshmëria te qytetarët. Ndërkaq, sa i përket Doganave, Doganat kanë të hyra 28 për qind më shumë sesa në 5-mujorin e vitit të kaluar, se njerëzit shpenzojnë më shumë kur kanë parashikueshmëri më shumë, kur ka besueshmëri në institucione njerëzit kursimet më kollaj i investojnë edhe më shumë blejnë mallra duke shpenzuar”, tha Kurti.

Në trend Lajme

Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Lajme
Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Siguri
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Drejtësi
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori