LAJMI I FUNDIT:

Tahiri kërkon shkarkimin e Gërvalles: Ti je turpi i diplomacisë, ti je përfaqësuese e Serbisë

Tahiri kërkon shkarkimin e Gërvalles: Ti je turpi i diplomacisë, ti je përfaqësuese e Serbisë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i ka replikuar ashpër ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Tahiri tha se Gërvalla është përfaqësuese e Serbisë në Kosovë dhe se është turpi i diplomacisë.

“Serbia të ka ty përfaqësues në Kosovë, ti je turpi i diplomacisë së Kosovës me dal me thanë se Gjykata Speciale nuk është bërë nga Serbia është turpi më i madh për qytetarët. Dil kërkoju falje qytetarëve sepse ajo gjykatë është bërë me faktet e sajuara nga qeveria serbe. Kërkoju falje qytetarëve dhe njerëzve që janë atje të akuzuar, kjo gjykatë është bërë prej njerëzve sikur ju me dëshmi të sajuara”, tha Tahiri.


Gërvalla deputetëve të PDK-së: Ju jeni fajtor pse prijësit tuaj ndodhën në Hagë, Gjykata Speciale nuk ka pikur nga qielli
Lexo po ashtu Gërvalla deputetëve të PDK-së: Ju jeni fajtor pse prijësit tuaj ndodhën në Hagë, Gjykata Speciale nuk ka pikur nga qielli

Ai shtoi se “sot Daçiqi nuk ka nevojë me fol se është Donika Schwarz se atë mbiemrin tjetër po më vjen marre me ta përmend. Ti sot më shumë ngjason me përfaqësuesin e Serbisë në Kosovë sesa me ministren e Punëve të Jashtme. Mjerim për këtë vend, turp i madh. Kërkoju falje viktimave, grave të dhunume. Është turp për ty, ti je përfaqësuese e Serbisë në Kosovë, ti nuk më përfaqëson mu”.

Tahiri kërkoi nga kryeministri Kurti që ta shkarkoj ministren Gërvalla.

“Sot nëse do të kishim një kryeministër të përgjegjshëm sot do duhej me të shkarkua, asnjë minutë s’mundesh me qenë ministre e jashtme. Ti nuk mundesh me qëndrua më në këtë sallë ti duhesh me ecë”, tha Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kalo në kategori