LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Kërcënimet e Vuçiqit nuk do ta ndalin zbardhjen e të vërtetës për rastin Ivanoviq

Tahiri: Kërcënimet e Vuçiqit nuk do ta ndalin zbardhjen e të vërtetës për rastin Ivanoviq

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka reaguar ndaj manipulimeve të shfaqura në opinionin publik nga ana e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, lidhur me procedurat që janë duke u zhvilluar në rastin e hetimeve për vrasjen e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq.

Sipas Tahirit këto manipulime, paraqesin kërcënim direkt ndaj qytetarëve serb të Kosovës që bashkëpunojnë me organet e sistemit të drejtësisë së Republikës së Kosovës, për zbardhjen e të vërtetës dhe vendosjen e përgjegjësve para ligjit.

Reagimi i plotë:


 Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, si edhe në të kaluarën, po vazhdon të manipuloj opinionin publik lidhur rastin e vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq. Pjesë e këtij manipulimi të radhës, është prezantimi që dje presidenti serb i bëri “dokumenteve të pretenduara” të Prokurorisë së Republikës së Kosovës, ku thuhet se si dëshmitare e këtij rasti ka qenë edhe shtetasja Rada Trajkoviq.  

Një shfaqje e tillë nuk është asgjë tjetër vetëm se një përpjekje e ulët për të penguar hetimet në lidhje me zbardhjen e të vërtetës për këtë vrasje.

Në qendër të këtyre orkestrimeve të presidentit Serb, është qëllimi për t’i frikësuar dëshmitarët dhe qytetarët serb të Kosovës që i besojnë sistemit të drejtësisë së Republikës së Kosovës dhe që do të mund të bashkëpunonin me Prokurorinë e Republikës së Kosovës lidhur me hetimin e këtij rasti. 

Ky diskurs i paprecedent dhe tendencioz i cili synon të pengojë me çdo mjet zbardhjen e rastit Ivanoviq, përfshirë me këtë rast shantazhin dhe kërcënimet, është i papranueshëm.

Është i njohur tashmë fakti se kërkesat tona ndaj autoriteteve serbe për bashkëpunim juridik në rastin Ivanoviq janë bllokuar pikërisht në çastin kur dyshimet e bazuara e kanë pasur një adresë, Milan Radojçiqin, i cili relacionet e tij me presidentin e Serbisë Vuçiq i ka aq të ngjeshura dhe direkte.

Kështu, në vend të bashkëpunimit dhe vendosjes para drejtësisë së të dyshuarit kryesor, presidenti serb i ofron atij mbrojtje politike. Prandaj ai tenton që në të njëjtën kohë ta manipuloj opinionin publik si dhe ta pengoj punën e organeve kompetente në zbardhjen e të vërtetës.

Mirëpo, pavarësisht këtyre presioneve, qytetarët e Kosovës dhe veçmas ata të komunitetit serb duhet të jenë të sigurt se drejtësia herët a vonë do ta sjellë para përgjegjësisë autorin e këtij krimi.

Kërcënimet e kësaj natyre nga krerët e shtetit serb, nuk do ta ndryshojnë dinamikën dhe vendosmërinë e organeve të sistemit të drejtësisë së Republikës së Kosovës për ta zbardhur këtë rast sa më parë që është e mundur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Lajme
Kalo në kategori