Llapi e ka mposhtur 1-0 Flamurtarin në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Kosovës.

Tahir Batatina është shprehur mjaftë i lumtur me këtë fitore, por ka ritheksuar se skuadra e tij është penalizuar shumë gjatë këtij sezoni.


“Llapi ka qenë çdo herë i qetë duke mos i dëgjuar analistët për këtë gjë. Skuadrën time e kanë penalizuar shumë gjëra, por të ardhmen do të shohim ku ka qenë gabimet që kjo skuadër nuk ka qenë në Evropë për tri vite”.

“Sot ndaj Flamurtarit e kemi dominuar lojën, ku nuk dua të ceki disa vendime të gjyqtarëve, por më gëzojnë golat e futbollistëve që unë po iu besojë minuta”, përfundoi Batatina.

Llapi është në pozitën e gjashtë me 42 pikë, ndërsa kanë mbetur edhe tri xhiro për t'u zhvilluar. /Telegrafi/

telegrafi sport app