Tahir Batatina: Ja pse nuk ja vlen të investohet në futbollin kosovar

Pas ndeshjes trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka shpërhtyer duke akuzuar gjyqtarët e ndeshjes.
“Në Kosovë nuk duhet të investohet në futboll. Prej fillimit të ndeshjes e imponuar loja që llapi të mos shënoj fitore. Nuk e di kujt po i pengon Llapi, nëse i pengon llapi dikujt le ta dërgojnë në ligën e parë.
Na kemi humbur 12 pikë këtë edicion dhe e kemi pasur problem të merrmi pikë në këtë ndeshje.
Referim i porositur që të mos arkëtojmë pikë”, deklaroi Batatina pas ndeshjes për SuperSport Kosova.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































