Trajneri i njohur uruguaian, Oscar Tabarez, është prekur nga një sëmundje e rrallë, sindroma Guillain-Barre, një patologji që godet sistemin nervor dhe krijon probleme muskulore te këmbët, krahët dhe gjithë shtylla kurrizore, aq sa mund të shkaktojë edhe probleme me frymëmarrjen dhe probleme kardiake.

Lajmi i dhimbshëm është bërë publik sot nga mediat nga Uruguai, që raportojnë se trajneri ka kohë që vuan nga kjo sëmundje.


CnMztO_XEAEGj-z

Jo rastësisht, para dhe gjatë Kupës së Amerikës 2016 Tabarez nuk shfaqej asnjëherë duke ecur, por me një makinë të vogël dhe me bastun në dorë.

Trajneri 69-vjeçar me siguri do të tërhiqet nga futbolli dhe ndërkohë nga e gjithë bota i kanë shkuar mesazhe inkurajimi, për të përballuar këtë moment të vështirë të jetës së vet.

telegrafi sport app