Intervista e myftiut të Kosovës dhënë një kanali televiziv me influencë në botë, si dhe fjalët e pavërteta dhe patologjike të zëdhënësit të tij, qesin në pah patetizmin e Naim Tërnavës se kinse ai me të vetët përreth janë gardianë të islamit tradicional në Kosovë. Duke mos treguar as gatishmëri e as interesim për mbrojtjen e frymës tolerante ndër ne, me veprimet e tij diktatoriale po i kontribuon edhe më shumë kësaj që sot po i ndodh vendit tonë.
Në vend se të jetë Bashkësia Islame e Kosovës frymëzuese për dije dhe tolerancë, të jetë shembull për gjithë të tjerët, për shkak të veprimeve të tij larg frymës që duhej ta kishte Bashkësia Islame, ai edhe më tutje po tendos situatën. Medresetë e Kosovës janë shndërruar në shkolla ku mësohen nga katër-pesë libra vetëm të tij; fakulteti është bërë odë e tij ku pranohen, emërohen avancohen apo/dhe shkarkohen sido dhe kushdo që ai vendos; Bashkësinë Islame si tërësi e ndrydhi deri në ngufatje; dhe, së fundi, duke heshtur qëllimisht kundrejt lëvizjeve fetare që u akomoduan në vendin tonë, lejoi paralelizmin e një Bashkësie Islame tjetër me të vetmin qëllim: të përfitojë materialisht, të sigurojë pagë të përjetshme për vete, ndërsa për ata që i ka përreth mirëqenie të pameritueshme dhe aspak të justifikueshme.
Naim Tërnava përdori dhe po përdor Bashkësinë Islame mburojë për veprimet e paligjshme të veta. Përgatiti dhe paguan pionë të ndryshëm të flasin nëpër terren se kinse ai është vet Bashkësia Islame; atakoi dhe sulmoi jashtë-njerëzishëm oponentët e tij, dhe kështu cilin do që flet për anomalitë e tij dhe të njerëzve që i grumbullon përreth; lanson akuzat se folësi i tillë është kundër Bashkësisë Islame. Shpifjet dhe shantazhet, edhe nëse nuk dalin të gjitha nga goja e myftiut, por artikulohen nëpërmes zëdhënësve (me thonjëza e pa thonjëza), janë bërë tipar i këtij grupimi uzurpues i Bashkësisë Islame.
Lufta e egër e tij kundër reformave, kundër atyre që duan dhe dinë të bëjnë reforma, paaftësia e tij për të bërë dallimin mes islamit tradicional (shkolla juridike hanefite) dhe vehabizmit (rryma ekstreme në kulturën islame), si dhe minimizimi i dallueshmërisë mes tyre vetëm në rrafshin formal (falja me këmbë të hapur, lëvizjet e tepruara përgjatë faljes, forma e dhunshme e imponimit të kësaj forme nëpër xhamitë tona), bëri që kultura dhe tradita jonë shekullore të vihet në pikëpyetje. Kësisoj, pjesa dërmuese e praktikuesve të fesë u ndjenë inferior para “të rinjve në fe” dhe të pafuqishëm t’i qëndrojnë kësaj stihie fetare të paparë në vendin tonë.
Naim Tërnava nuk la gjë pa bërë. Kohëve të fundit e shohim dhe dëgjojmë të flet për patriotizmin shqiptar, të flet për interesin e kombit dhe të shtetit tonë, në këtë kohë kur ai pikërisht me paaftësinë për të udhëhequr dhe menaxhuar situatat goditi në kurriz traditën shekullore të myslimanëve që të jenë tolerantë. Mendonte dhe mozomokeq ende mendon se diktatorizmi i tij mund të mbijetojë, se metodat e ulëta të diskriminimit dhe shantazheve mund të pinë ujë. Aq më keq po mendon se qytetarët e këtij vendi ende mund t’i besojnë.
Le t’i mbetet qytetarëve të gjykojnë dhe institucioneve të këtij vendi të zbulojnë deklaratat dhe veprimet e tij, ndërsa neve që gjërat njohim për së afërmi, na mbetet të flasim dhe shkruajmë me të vetmin qëllim: të mbrojmë Bashkësinë Islame pikërisht nga ky njeri i cili atë dhe tërë situatën e solli deri në këtë pikë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

SHBA-ja ka përjashtuar evropianët nga negociatat për Ukrainën, por Evropa ka një armë sekrete me vlerë 200 miliardë euro

Debat me tone të larta, G Bani - Amberit: Ike nga shtëpia se të tha Gjesti do të të çojë për ‘strip club’

Presidenti amerikan publikon një video të punuar me inteligjencë artificiale, “Trump Gaza” plotë luks

Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Gjesti thotë se u bë keq nga deklarata e Jozit: Fjala vret më shumë se plumbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe