LAJMI I FUNDIT:

“Ta luftojmë harresën” hapet në sheshin e Prishtinës

“Ta luftojmë harresën” hapet në sheshin e Prishtinës

Refugjatët në kampe, nëna me fëmijë në krahë nëpër male, shtëpi të rrënuara, masakra njerëzish, kolonat e stërzgjatura me njerëz, ushtarët e UÇK-së duke ndihmuar nënat shqiptare, janë vetëm disa nga pamjet që janë pasqyruar në një ekspozitë nga eksodi dhe kthimi i shqiptarëve në Kosovë në vitin 1999.

Në shënimin e Ditës Botërore të Refugjatëve ekspozitën në sheshin “Nëna Terezë” e ka hapur kryetari i AAK-së dhe pretendenti për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj me këtë rast tha se duhet të punohet që mos të harrohet ky gjenocid.


Në hapje të ekspozitës Haradinaj nuk ka lënë pa përmendur edhe formimin e Qeverisë për të cilën ka thënë se do të formohet në afatet e parapara.

Ekspozita me titull “Ta luftojmë harresën” është hapur nga Departamenti i Diasporës i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe sipas organizatorëve qëllimi i saj është që të mbetet gjithmonë në kujtesën e njerëzve gjenocidi serb ndaj popullit shqiptar.

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori