Szunyog shpreh shqetësimin për rritjen e kërcënimeve ndaj gazetarëve

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyog ka vizituar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në "X", ai ka thënë se në takim theksoi rolin vendimtar të mediave të lira dhe të pavarura në aftësimin e publikut për të marrë vendime të informuara dhe për ta mbajtur pushtetin përgjegjës.
“Theksova imperativin e heqjes së barrierave që mund të pengojnë lirinë e medias dhe shpreha shqetësimin për numrin në rritje të sulmeve fizike, kërcënimeve, fushatave të shpifjeve publike dhe gjuhës së urrejtjes drejtuar gazetarëve, veçanërisht gjatë raportimit të vitit 2023 nga veriu i Kosovës”, ka shkruar ai.
Nga
Telegrafi
03/05/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































