Mbi të gjitha, përdorimi një palë syzesh dielli, përveç modës, kushtëzohet nga fakti se ato janë një mbrojtës i mirë artificial i syve tanë.
Sipas specialistëve, gjatë periudhës së verës por në përgjithësi edhe gjatë pjesës së tjetër të vitit, syzet e diellit janë të domosdoshëm, veçanërisht në kohët e sotme, kur shtresa e ozonit ka filluar të hollohet dhe kjo bën që rrezet e diellit të godasin më fort, drejtpërdrejtë mbi ne. Në këto kushte, një palë syze të mira dielli janë të afta të mbrojnë nga rrezet e dëmshme, të cilat janë përgjegjëse kryesisht për dëmtime në pjesën e jashtme dhe të brendshme të syrit.
Mekanizma natyrorë
Në realitet vetë syri disponon mekanizma mbrojtës natyrorë (qerpikë, vetulla etj.), por këto nuk janë të mjaftueshëm në rastet e ekspozimit në diell. Mungesa e syzeve të diellit mund të çojë jo vetëm në plakjen e shpejtë të lëkurës së ndjeshme të qepallave por edhe në dëmtime të rëndësishme në sy. Por natyrisht kujdes më të madh duhet të tregojnë personat që vuajnë nga probleme optike (të jashtme ose të brendshme). Do të ishte ide e mirë që këto persona në fillim të sezonit veror të bënin një kontroll tek mjeku specialist dhe të shmangin sa më shumë munden të nxehtin dhe ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell. Gjithashtu, ata nuk duhet kurrë të qarkullojnë pa syze dielli dhe kapele.
Syze dielli dhe lente kontakti
Për personat që kanë probleme me sytë (d.m.th. mbajnë syze), të cilën dëshirojnë të përdorin syze dielli ekziston mundësia e përdorimit të lentave të posaçme të kontaktit. Specialistët këshillojnë që t’i hiqni lentat e kontaktit kur bëni banjë ose të paktën të përdorni maskë.
Si t’ i zgjidhni syzet e dielli
Sipas specialistëve një palë syze të mira dielli, të cilat do të rekomandohet nga mjeku okulist, mund të mbrojnë shumë mirë jo vetëm sytë por edhe lëkurën rreth tyre. Nuk ka rëndësi nëse ngjyra e xhamave është kafe, e zezë ose e gjelbër. E rëndësishme është që të jenë të shënuar mbi to inicialet CE, që do të thotë se mbrojnë nga rrezet e diellit; të jenë të cilësisë së mirë, të kenë pastërti shikimi dhe material të njëllojtë; të mos pengojnë pamjen dhe të mos shkaktojnë deformime.
Mendoni mirë para se të blini
Mundet që xhamat shumëngjyrësh të syzeve të diellit të jenë "in" por më mirë të mendoheni dy herë para se të përkuleni në tendencat e modës.
Arsyeja: Sipas studiuesve britanikë të rrjetit farmaceutik Boots, xhamat shumëngjyrësh jo vetëm mund të dëmtojnë shikimin, por njëkohësisht nuk lejojnë të dalloni disa ngjyra bazë, sikurse të kuqen dhe të gjelbrën (psh. semaforin). Por kriteret kryesore, në bazë të të cilave blejmë syze është modeli, çmimi, ngjyra dhe firma e njohur.
Këshilla
* Kur i provoni syzet e diellit, shikojeni veten në një pasqyrë të gjatë, ku mund të shihni gjithë siluetën tuaj. Është shumë me rëndësi që t’i përshtatni syzet e juaja të diellit me proporcionet e trupit tuaj dhe jo vetëm me sytë.
* Nëse keni mollëza të theksuara, mos i mbuloni me syze të diellit! Ju duhet ta vëni në pah gjithmonë këtë tipar shumë të bukur të fytyrës suaj!
* Në shumicën e rasteve, kornizat më të mira për syzet e juaja të diellit duhet të jenë në shpërpjesëtim me formën e fytyrës suaj. Për shembull, nëse keni fytyrë të hollë dhe të zgjatur, ju duhet të provoni korniza ovale ose horizontale për ta shkurtuar fytyrën tuaj dhe për t’i zbutur këndet e fytyrës.
* Ngjyra më e popullarizuar dhe më e mirë për lenta të syzeve të diellit është ngjyra e gjelbër në të hirtë. Lentat me ngjyrë të gjelbër në të hirtë e filtrojnë dritën në mënyrë të barabartë dhe e ndryshojnë ngjyrën shumë pak, dhe për këtë arsye janë zgjidhja më e mirë për ditët e ngrohta dhe me diell në plazh ose pranë pishinës.
* Lentat me ngjyrë vjollcë, rozë ose të kaltër janë të shkëlqyeshme për efekte të modës, por ka gjasa të mira që këto lenta të përzihen me perceptimin e ngjyrave. Lentat me këto ngjyra mund t’i mbani për raste kur nuk keni nevojë për shikim të përsosur.
* Kërkoni syze të cilat bllokojnë së paku 95% të rrezeve ultra vjollcë B (UVB) si dhe 60% të rrezeve ultra vjollcë A (UVA). Kontrolloni etiketën e syzeve të juaja të diellit ose konsultohuni me okulistin tuaj lidhur me përqindjen e mbrojtjes nga dielli të cilën ju ofrojnë lentat e juaja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesi i shtatzënisë nga javët e para e deri në lindje
Si të bëni foto të nxehta për t'ia dërguar të dashurit tuaj? 11 ide që do ta bëjë të çmendet pas jush
Nuk kam kohë për ty…

Eleganca e ujit në majat e gishtave: Thonjtë që shkëlqejnë natyrshëm

Si fillon lindja: Janë dy mënyra që mund t’ju tregojnë që lindja ka filluar

Pesë pyetje që zhvillojnë inteligjencën emocionale tek fëmijët, sipas psikologes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Fituesi i "The Voice Australia", Lachie Gill thotë se nuk është takuar me mentoren e tij Rita Ora që nga mbarimi i spektakliti

Trump: Rusia bëri kompromis të madh, nuk e dëshiron tërë Ukrainën

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Bota në prag të një lufte të re

Dodik kërcënon se do ta arrestojë Përfaqësuesin e Lartë, Schmidt

Real Madrid TV publikon video të gjyqtarit që do ta drejtojë finalen e Kupës së Mbretit