Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho foli për mediumin “Zero Zero” në Portugali. Braziliani ka treguar më në detaje gjithë punën e bërë me Kombëtaren, por njëkohësisht edhe përjetimet e tij.
Interesant është momenti kur Shqipëria fitoi 3-0 me çekët dhe Sylvinho i stresuar nuk mund të flinte gjumë, pasi në vend u mendua kualifikimi në Evropian i arritur përpara kohe. Gjithashtu trajneri vlerësoi punën e trajnerëve të mëparshëm te Shqipëria që kanë ndërtuar këtë proces fitues.
Trajneri cek disa tema, teksa do që Euro 2024 mos jetë e fundit. Në fazën finale të “Gjermani 2024” Kombëtarja është shortuar në grupin B me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.
“Shqipëria? Një federatë me një godinë krejtësisht e re, më shumë se 100 punonjës, katër kate ekskluzive për punën tonë. Presidenti është në katin e katërt, ne jemi në të dytin, shkojmë në punë çdo ditë në nëntë të mëngjesit dhe largohemi në pesë pasdite. Arritëm në janar, ndeshja e parë ishte në mars kundër Polonisë dhe kishim një qendër stërvitore krejt të re, gati për të nisur. Kemi bërë shumë vizita te futbollistët, presidenti ka qenë gjithmonë në ndihmë. Kam gjetur një federatë shumë të strukturuar”, tha trajneri.
Më pas trajneri nuk mund të mos fliste për historinë e Shqipërisë dhe numrin e madh të shqiptarëve që jetojnë në botë.
“Ishte një punë shumë e ndryshme nga çdo gjë që kisha bërë më parë. Historia e Shqipërisë është shumë e pasur. Janë tre milionë shqiptarë që jetojnë në vend dhe 15 milionë të tjerë jetojnë në territore të tjera. Kemi sportistë me kombësi italiane, zvicerane apo gjermane dhe me origjinë absolute shqiptare. Federata po e kryen këtë punë identifikimi dhe nuk është punë dytësore. Kemi pasur tetë ndeshje kualifikuese, disa tashmë janë thirrur dhe të tjera mund të vijnë në të ardhmen”, vijoi ai.
Më pas braziliani ceku edhe pjesën e rritjes së lojtarëve dhe ndeshjet e tyre me klube të mëdha.
“Natën kur u kualifikuam në Euro 24, përmenda dy trajnerë që ishin në kombëtare para nesh dhe që lanë gjëra shumë pozitive. Njerëzit duhet ta kuptojnë procesin dhe ky proces nuk është gjithmonë i shpejtë. Para se të mbërrinim, kjo strukturë po i ndihmonte futbollistët tanë të rriteshin. Ata janë mësuar të luajnë kundër klubeve të mëdha, kundërshtarëve të mëdhenj dhe të kenë përgjegjësinë për të fituar. E gjithë kjo formëson një atlet. Ne kemi shtuar një metodë, një ide, por kemi përfituar nga trashëgimia e lënë pas”, tregoi braziliani, shkruan Report TV.
Kundërshtarët dhe shorti kualifikues, si edhe forca që Ramadani ka në mesin e fushës, këtu u treguan nga Sylvinho.
“Ne analizuam grupin kualifikues ku ishim dhe po është e vërtetë, atje nuk kishte kampion bote. Franca, Anglia, Spanja… nuk kishte vend të garantuar, një superfuqi. Por kishim Çekinë dhe Poloninë, të cilët ishin favoritë. Kualifikimi do të varej më shumë nga ne dhe arritëm të fusim në mendjen e futbollistëve se kishim një shans të mirë. Ramadani është figurë e zemrës dhe shpirtit të pastër. E organizuam ekipin, i dhamë koncepte taktike, gjithçka kërkon futbolli. Por gjëja më e rëndësishme ishte të ishim bashkë dhe të lëviznim në të njëjtin drejtim”, tha tekniku.
Sylvinho foli edhe për fazën finale të Euro 2024 dhe mundësitë për një vend në Kupën e Botës.
“E dimë që grupi është shumë i vështirë. Ne duhet të testojmë forcën tonë. Në federatën shqiptare janë dy situata shumë të qarta për ne. E para është Evropiani dhe ne duhet të zhvillojmë një Evropian të ndershëm, të fortë, me karakteristikat e ekipit tonë dhe nuk mund t’i ndryshojmë, idetë tona janë të panegociueshme. A janë të vogla mundësitë tona? Po minimale. Pjesa e dytë përfshin përpjekjen për ta bërë Shqipërinë të konkurrojë në më shumë kampionate evropiane dhe të fillojë të mendojë për të qenë në Kupën e Botës. Të dyja pikat janë të vështira, por ne jemi në një linjë të përkryer me federatën”, tha ai.
Euforia e tifozit dhe puna e tij për të mbajtur me këmbë në tokë lojtarët. Atmosfera në Tiranë pas fitores 3-0 me Çekinë, duket se ishte pika kyçe që tanët të siguronin vendin e parë në grupin E kualifikues.
“Ne kemi filluar të punojmë për këtë menaxhim edhe para përfundimit të kualifikimit. Është e vërtetë, ka një atmosferë euforie të madhe. Kur ndeshja kundër Çekisë në shtëpi përfundoi 3-0, nuk më zinte gjumi. ‘Si do ta menaxhojmë gjithë këtë?’. Njerëzit na telefonuan, pyetën se çfarë po ndodhte, thanë se nuk kishin parë kurrë një gjë të tillë dhe se qyteti i Tiranës po lëshonte fishekzjarre. Epo, gjithçka ishte shumë mirë, por trajneri nuk po flinte (qesh). Kemi pasur takime me lojtarët dhe nuk mund ta humbim realitetin. Duhet të vendosim synime të arritshme, nuk mund të themi se shkojmë në këtë grup dhe është e detyrueshme të kalojmë. Ne duam vazhdimësi, të jemi shpesh në Kampionatin Evropian, por është e rëndësishme të kontrollohet kjo eufori. Tifozi nuk ka kufi, ka të drejtë të ëndërrojë për kombëtaren, por brenda vendit duhet të krijojmë një linjë pune të ndërgjegjshme”, tha Sylvinho mes të tjerash.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

Julian Alvarez i dërgon paralajmërim Real Madridit për ndeshjen e kthimit

Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Dhimbje koke për Arne Slot: Arrin oferta 120 milionëshe te Liverpooli për Szoboszlain

Notat e lojtarëve: Real Madrid 2-1 Atletico Madrid, dështon Courtois

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi