LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: Prioriteti ynë vazhdon të jetë zgjerimi i sovranitetit – Integriteti territorial mbetet i shenjtë

Sveçla: Prioriteti ynë vazhdon të jetë zgjerimi i sovranitetit – Integriteti territorial mbetet i shenjtë

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla, në prag të përmbylljes së një viti që ka qenë vërtetë vit i rrethanave të jashtëzakonshme e rrjedhimisht, një vit i zhvillimeve sfiduese, ka thënë se shtrirja e sovranitetit dhe luftimi i krimit do të vazhdojë të jetë prioritet edhe vitin tjetër.

Sveçla, nëpërmjet një postimi në “Facebook” të dielën, derisa ka bërë bilancin e vitit 2023 në raport me zhvillimet në pjesën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe, ka thënë se Kosova ka triumfuar mbi krimin e terrorizmin, ndërsa ka shtuar se integriteti territorial është i paprekshëm.

“Shtrirja e sovranitetit dhe integritetit territorial, luftimi i krimit dhe korrupsionit ishte dhe do të vazhdojë të jetë prioritet i yni i përbashkët. Veriu i vendit tonë, që më herët ishte zonë e rehatisë dhe përfitimeve të grupeve kriminale, po i nënshtrohet çdo ditë e më shumë sundimit të rendit dhe ligjit”, ka shkruar ministri në prag të ndërrimit të motmoteve.


Ai ka përmenduar kidnapimin e tre zyrtarëve policorë në vijën kufitare – Rifat Zeka, Beqir Sefa dhe Shemë Mustafa – nga shërbimet e sigurisë të Serbisë, pasuar nga sulmi i armatosur terrorist i 24 shtatorit në Banjë të Zveqanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës, ku ka mbetur i vrarë Afrim Bunjaku, zyrtar i Policisë së Kosovës.

“Përkundër këtyre sfidave, Republika jonë triumfoi mbi krimin e terrorizmin. Zyrtarët tanë policorë dëshmuan se sovraniteti dhe integriteti territorial është i pacenueshëm e i paprekshëm, dhe si i tillë mbrohet edhe me jetë. Republika e Kosovës dëshmoi funksionalitet dhe zbatim të kushtetutshmërisë e ligjshmërisë në çdo cep të vendit”, ka shtuar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kalo në kategori