Sveçla: Është detyrë jetike që Lista Serbe të mbetet jashtë Kryesisë
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Deputeti i LVV-së, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se është detyrë jetike që Lista Serbe të mbetet jashtë Kryesisë së Kuvendit.
Sveçla ka shkruar në Facebook, se ky subjekt ka qenë i përfshirë aktivisht në sulmin ndaj Kushtetushmërisë, institucioneve të Republikës, transmeton Telegrafi.
"Meqenëse ky subjekt ka qenë i përfshirë aktivisht në sulmin ndaj Kushtetushmërisë, institucioneve të Republikës, KFOR-it, misioneve të huaja, gazetarëve e qytetarëve, është detyrë jetike që ky subjekt të mbetet jashtë Kryesisë", ka pohuar ai.
Vazhdimi i seancës konstituive pritet të vazhdojë pas pak, ku pritet të zgjedhet nënkryetari i Kuvendit nga komuniteti serb./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























