Edhe sot kompania e kontraktuar ka vazhduar me testimet për stabilitetin infrastrukturor të urës mbi lumin Ibër, në Mitrovicë.
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe ai i MAPL-së, Elbert Krasniqi kanë shkuar sërish për të shikuar matjet që po kryhen nga kompania e kontraktuar.
Sveçla në një deklaratë për media ka thënë se ka shkuar për vizitë në veri që të shohë urën mbi lumin Ibër.
“Kjo është vizitë e rregullt, erdha me pa me i bo matjet. Inspektimi i ka 2 faza. Jemi në proces dhe jemi duke shkuar sipas planit. Nuk po shoh asgjë të jashtëzakonshme”, ka vijuar ai.
Se kur do të hapet kjo urë, Sveçla tha “varet se si do të shkojë procesi”.
Ai tha se hapja e urës “nuk ka çka diskutohet në dialogun e Brukselit, pasi ajo është një çështje e mbyllur”.
Ndërkaq, zëvendës ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi për Telegrafin tregoi se ky proces i këtyre matjeve dhe testimeve mund të zgjas deri në tri ose katër ditë.
Ai tha se në mungesë të projektit në kohën kur është ndërtuar kjo urë, kompania është kontraktuar që të filloj me gjeometrinë e urës, testimin e shtyllave, të pllakave e të themeleve.
“Ata kanë filluar dje dhe tash është çështje e kompanisë deri sa t’i përfundojë. Janë çështje teknike. Dje kanë filluar me gjeometrinë, nuk e di a i kanë përfundu. Por, besoj që për dy tri ditë përfundojnë komplet këto si proces. Ky është një proces, në fillim bëhet gjeometria, pasi për atë urë nuk ka projekt ekzistues në kohën kur është ndërtuar ura. Kanë filluar me gjeometri, e kur ta përfundojnë me gjeometrinë, fillojnë me testimet e stabilitetit të trajeve të pllakave, të shtyllave, të themeleve e të gjitha këto. Si proces nuk zgjat më shumë se tri-katër ditë, ose dy-tri ditë”’, ka thënë Durmishi.
Ndërkaq, sot në veri të Mitrovicës është mbajtur një protestë e qytetarëve serbë për të kundërshtuar hapjen e urës së Ibrit.
Në këtë protestë morën pjesë edhe përfaqësuesit e Listës serbe si dhe kryetari i partisë së “Serbëve të Kosovës”, Aleksandar Jabllanoviq.
Ndryshe ditë më parë, kryeministri i vendit Albin Kurti gjatë një takimi që ka zhvilluar me ambasadorët e vendeve të QUINT-it ka diskutuar edhe mbi zbatimin e marrëveshjes së urës së Ibrit, duke ritheksuar se hapja e urës duhet të ndodhë dhe se kjo nuk është kundër askujt.
“Ky takim sot u zhvillua pikërisht 8 vjet pas diskutimeve që ishin mbajtur me 2 gusht 2016 në Bruksel në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes për Urën e Mitrovicës në kuadër të dialogut në Bruksel, e që u pasua pastaj me Planin e Bashkimit Evropian për hapjen e urës së Mitrovicës për këmbësorë dhe automjete në dy drejtime. Kryeministri Kurti paraqiti para përfaqësuesve diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe BE-së planin e Qeverisë për hapjen e urës së Mitrovicës mbi lumin Ibër.
Plani parasheh testimet për stabilitetin infrastrukturor të urës, vlerësimin e rrezikut dhe rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore, rivitalizimin vizual të urës me qasje në urë për të gjithë, diskutimet me qytetarë dhe grupe të interesit si dhe fushatën e informimit gjithëpërfshirës mbi përfitimet dhe qëllimet e hapjes së urës”, thuhej në njoftimin e Qeverisë.
Megjithatë, shtetet e QUINT-it e kanë kundërshtuar planin e qeverisë.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të premten se vendet e QUINT-it dhe NATO-ja nuk e mbështesin hapjen e urës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025