Ai është suspenduar me pagesë. Në vendimin për suspendim thuhet se pas kërkesës së ministrit Bujar Bukoshi dhe duke u thirrur në rregulloret dhe statutin e QKU Sadriu është shkarkuar.

“Për mos respektim të hierarkisë institucionale “, thuhet ndër tjera në arsyetimin për shkarkimin e tij.


Në një konferencë për media, tashmë drejtori i suspenduar, ka thënë se shkarkimin i tij është kryekëput politik. Ai ka akuzuar ministrin Bukoshi si dhe sekretarin permanent për ndërhyrje në punën e QKUK-së duke thënë se suspendimi i tij është me prapavijë politike. /Express/Telegrafi/